Eh-xhelozia njerëzore,
provuar është nga të tërë,
nuk shfaqet kurrë-po është mizore,
të shpon në zemër si gjilpërë!.
Është xhelozia bashkëshortore,
që vjen e para si torturë,
në gjithë vitet martesore,
e ka çdo grua dhe çdo burrë!.
Është xhelozia midis grave,
për sharmin dhe për bukurinë,
kjo është hataja e hatave,
dhe gjer ku shkon ende s’e dimë
Është xhelozia mes artistëve,
një xhelozi që nuk njeh cak,
që rri gjithmonë në ball’ të listës,
dhe injorancën ka si shkak!.
Nuk bëhet dot studim i saktë,
kë xhelozia kap të parët,
ata që kanë talent të paktë,
po kap për dreq dhe fillestarët
Një fillestar është i rrezikshëm,
kur ende nuk ia dimë talentin,
dhe kur sheh yllin më të shndritshëm,
për dritën bën indiferentin!
Shpikur atë e kanë dështakët,
në gjithë profilet njerëzore,
dhe gati janë t’u vënë flakët,
gjithë diturive njerëzore!
Është xhelozia padyshim,
një antivlerë në këtë Botë,
ajo ka veç një përfundim,
gjithçka rreth saja është e kotë!
Ka xhelozi në politikë,
më shumë se dhe në dashuri,
shpesh gjuha kthehet në një thikë,
që nuk kursen asnjë njeri!.
Ka xhelozi midis poetëve,
që dot s’e mbartin as hamejtë,
të vegjlit gjer në fund të jetëve,
gjithnjë baltosin të mëdhenjtë!.
Ajo përdor fjalë mynxyre,
edhe floririn e bën baltë,
sikur të matej shij’e tyre,
helm i nepërkës duket mjaltë!.
Unë mund të them prore e prore,
për xhelozinë mes njerëzisë,
se kjo urrejtje kaq mizore,
nga vendi malet i lëviz!.
Ajo kalon në rrugë të zeza,
dhe përsëri po aty kthen,
sa dhe gjeniut në varreza,
helmin dhe vrerin s’ia kursen!.
Po unë s’e marr me të përpjekur,
mundimi do t’ia vlente vallë?!
Kur nuk kursen asnjë të vdekur,
mendo se ç’bën me një të gjallë!
Kur dikush ka hak diamantët,
si frut i veprës dhe gjenisë,
ka zgjuar vrik-tek injorantët,
gjarprin e madh të xhelozisë!.
S’ka krahasim më të goditur,
që xhelozia është një gjarpër,
një gjarpër krejt i neveritur,
po kokën dot s’ia pret me drapër!.
Në qafën sterrë të xhelozisë,
nuk ngjit gjerdan i diamantëve,
lufta e gjithë historisë,
mes liliputëve dhe gjigantëve!.
Po asnjëherë madhështia,
s’ka ecur kurrë në shpat të pjerrët,
e në të kundërt xhelozia,
në llum të zi e në të errët!
Arben Duka

o shoku moderator ,
ka mundesi te nxjerresh ate foton e bejtexhiut , ate foton ku eshte i mbuluar me lesh ??
jo se me ate i ben çeloz te gjithe, veçanerisht mua 😛
duket tamam si njeriu i ri i partise
Shejtanke je BLACK SWAN…
Me siguri do t’ja kesh rruar… 🙂
Jari,
u bere çelozzz ti ? me fal ,nuk ta ngacmoje me muzen 😛
Reflekto “endlich” or Dukë !
“Qeniut” dhe atje në varreza,
Nuk ia kursen helmin dhe vrerin,
Ai që prej qeniut gjallë sa ishte,
Nuk ia pa hajrin, por veç qederin !
Sidoqoftë kjo s’ka të bëjë jo aspak,
Me xhelozitë e një indiferenti,
Forca e vargut tënd kësaj here,
E tejkalon madhështinë e një poeti !
[ Të lumtë ]