Kur shoh Xhemajlin e Berhamin që luajnë për Napolin, më kap herë pas here asosacjoni se ata janë shqiptarë (e di, është idiotike, por më duhet të them se është dhe i gëzueshëm ky asosacjon), e në të njëjtën kohë, gjithë kohën, e kam fare të lehtë t’i nxjerr që të dy jashtë një sfondi a konteksti etnik a kombëtar, gjë që e bëj dhe me suedezo-boshnjakun Ibrahimoviç, gjermano-turkun Ozil, gjermano-tunizianin Khedira, etj. Madje, të shumtën e kohës, pavarësisht asosacjonit të mësipërm, Behrami e Xhemajli, më sillen si dy profesionistë, dhe kaq.
Gjasat janë që ata të kenë zgjedhur të luajnë për Zvicrën nën cytjen e ambicjeve prej profesionisti. Këtë të fundit e them, ngaqë kështu duket se është, e jo ngaqë kjo ka ndonjë rëndësi. Edhe sikur të ishte ndryshe, edhe sikur pra ata të kenë zgjedhur të luajnë me Zvicrën prej krenarisë që u jep fanela që veshin e hymni që këndojnë, askush nuk do kish të drejtë ta qortonte këtë zgjedhje. Vërtet, me ç’logjikë dikush mund t’ia japë vetes këtë të drejtë? Ajo është një zgjedhje e tyre, dhe pikë. Ata nuk janë të zgjedhur nga populli, nuk kanë një mandat përfaqësimi elektoral a kombëtar, e prandaj nuk u kanë asnjë borxh turmave që lëshojnë britma denigrimi apo kryqëzimi nga shkallët e stadiumit e nga “shkallët” e rrjeteve sociale. Sa mirë do ishte sikur këta të fundit të ishin kaq shpërthyes e të paduruar edhe me klasat politike në Tiranë e në Prishtinë që nuk kanë lënë gjë pa plaçkitur! Mirëpo nuk janë. Përkundrazi, nuk është fare çudi që të jenë po këta njerëz që mbushin sheshet e tubimeve politike e që lëshojnë britma miratimi e admirimi për sundimtarët e tyre të liq.
Dhe këtu do duhej ta mbyllja, por meqë jemi te kjo temë, po jua rikujtoj se dje mbërriti në Tiranë Piro Dhima, peshëngritës shqiptar, pastaj peshëngritës grek, pastaj kampion bote, dhe sot deputet i PASOK-ut. Më vjen t’i them: Mirëse erdhe Piro Dhima! Dhe këtë nuk e them veç për t’i bërë karshillëk “gardianëve” putativë të dinjitetit nacional. E them edhe ngaqë më vjen natyrshëm për ta thënë. E për ta rithënë: Mirëse erdhe Piro Dhima!
Nana ti perpiqesh te thuash dicka por ne te vertet ato qe thua ti per Pirron jane brockulla , Shif fotot e tij me Agimin e arte dhe voriopirn!
Shikoni Pirro Dhimen dhe Ilir Sulin. Te dy kampione te permasave nderkombetare. Pirro Dhima zgjodhi Greqine dhe u be kampion i shumefishte olimpik, idhull ne vendin qe zgjodhi, kolonen i ushtrise, frymezues i te rinjve per sportin dhe tani deputet. Ilir Suli zgjodhi Shqiperine dhe … NO COMMENT!
Mustafa Nano ka plotesisht te drejte! Ka mare rolin e nje “alter-egoje sociale” per gjithe gjasme patriotet e ketij vendi te pjerdhur dhe ben shume mire se i shkund njerezit here pas here dhe i ben thirrje logjikes dhe jo pasioneve boshe.
Me vjen mire qe Fajen (Mucin) e perkrahin ekstremistet…(sikurse komenti me siper) kjo tregon se po i mbaron fisheket dhe mundohet qe te “behet interesant” duke provokuar…eshte ne renie e siper…
Nano!
Me vjen keq,por niveli i shkrimeve te tua ketu tek “DITA” eshte larg asaj qe presim ne,jo nga ty,por nga kjo gazete kaq popullore!!!
Gjej tema te rendesishme,qe kane NERV,qe ngjallin interesin e njerezve,qe gervishtin plaget e shoqerise tone apo denoncojne te keqen!!!
Keto,qe boton ti,jane te nivelit te “GAZETAVE TE MURIT” te 7 vjecareve te dikurshme!!!
Bej ca pushim,Nano,mbase je tronditur nga DESHTIMI TOTAL i librit tend per TOSKET E GEGET!!!
Mire teben edhe DAJAKU,ndaj bej pushim!!!
Edhe replikat e tua kane qene inatcore,pa nivel!!!
O Muçi!!! Eshte e veshtire ti thuash mire se erdhe atij qe eshte rritur ne syte e tu, qe iku per lavdi, e u kthye per te te marre nje cope nga vendi yt si pjestar i denje i grupeve raciste, shoviniste, nacionalist antishqiptare ne Greqi. Muç, snobizmit tend ai duhet te te shperbleje duke te kerkuar nje pjese nga shtepia jote. Po c’ta doje Skraparin ai? Nuk e donte as gjermani.
Drejt shume drejt TCH Nuk kam car shtoj
me te vertete eshte,per te ardhur keq per gjendjen tende shpirterore,or mustafa.
disa tipa si ju,na turpurojne me shume,se na turpuroj pirro dhima..!!
sa per lojtaret shqipetare nga cdo treve e shqiperise,per mendimin tim eshte
turp qe te perfaqesojne,gjyrat e shteteve te huaja.
ata si prefesionista shume bukur mund te luajne,per klube te ndryshme,por
kur behet fjala per kombetare,e thote dhe vete fjala Kombetare,ata duhet te perfaqesojne
vetem kombin e tyre,sepse aty kendohet himni i kombit..!!
si mund te ndihesh shqipetare,kur ti kendon himnin e nji shteti tjeter??
dhe mos me thoni qe kombetarja shqipetare,nuk ka vlera,sepse pikerisht keto vlera
duhet tia japin kombetares shtetasit e kombit..!!
Perse?????????????????????????????
Sot njeriu eshte i lire te shkoje ku te doje dhe te luaje me ke te doje. Boll me postulate idiote
I nderuar Muc Nano,
nuk ka asgje te vecante, vec apollogjise tende tek libri i juaj Gege dhe Toske. Per sa kohe kombi shqiptar, unifikohet pas nacionalismit osman gegh, aq kohe do te ishte e mjaftueshme qe tosket ta kuptonin se qytetaria e ryre, neperkembet dita dites nga geget. shikoni diferencat,, jugu paguan taksa, veriu jo, jugu ka qytetari veriu bajraktarizem, jugu ka vlera europiane krishterimi, veriu ka prapambetjen dhe kanunin, jugu eshte integruar ne europe, veriu kekon azil….pikes i ke rene, libri te jete postulat per te ardhmen e brezave qe vijne. Per Pro Dhimen, eshte perfaqesues i Himares dinjitoze, eshte simbol i sportit boteror, eshte politikan i Greqise, eshte lider i te ardhmes se toskeve dhe epirioteve. respekte per Mucin.
Ti patriot duhet te jesh Stavri Marko, e kuptoje nga konteksti I shkrimit
Natyrisht , nuk na befason aspak agroANAListi ” GEGE ” nga Skrapari , M.Nano , ky “demokrat” i hershem dhe socialist i vonuar ! Duke u perpjekur te jete paragonal ne keto rreshta lajthitjesh , ai rreket te krahasoje te pakrahasueshmen . Djemte shqiptare te Perfaqsueses se Zvicres ne futboll , kurre s’e thane nje fjale te keqe per kombin e tyre , perkundrazi , ndersa rasti ” Dhima ” , vetem analogji nuk ka me ta. Pirro Dhima , me ato cfare ka thene e ka bere , kurre nuk e meriton ti urosh mirseardhjen ! Mirseardhja per Dhimen , nuk eshte e njejta , si te veshesh pantallona te kuqe , kemishe me lule kungulli , kepuce te bardha , corape jeshile, e te hedhesh shall te verdhe leshi rreth qafes, i shtrire pa terbjet ne kolltuqet e studiove televizive ! ( Imitim i shemtuar nga Rama ky , qe tregon , se te dy , duan te bejne disidentin ne DEMOKRACI , packa se jane me 23 vite vonese ?!!!)Degjo ti Muc agrokozmopoliti “pacifist ” i shtirur : Nuk te shkojne aspak keto predikime apostolike , vecanerisht ty , qe per vite me rradhe , ke predikuar me goje e me shkrim , me ze dhe me figure , permbysjen me dhune te Rendit Kushtetues dhe Berishes , i frymezuar nga Qosja me mjeker , ky titist qe vdes per Enverin .
Si mund ti urohet mireseardhja dikujt qe stervitet per te sulmuar vendin tone, per te pushtuar “vorio epirin”? Si mund?
ka qene nje liber i Gogolit”Taras Bulba”kur tregon qe nena vret djalin e saj qe behet me ushtrine kundershtare”pushtuesin”.Ky nuk eshte rasti,por Pirro ka thene shume me teper ndaj vetes,origjines,eshte ngaterruar ne origjinen e Himares dhe toponimet,duke dashur te shpjegoje se Himara eshte greke dhe jo shqiptare.Ka dale nga sporti me nje fjale dhe i ka hyre nje diskutimi me tipare nacionaliste-shoviniste.Ka formimin dhe kulturen e pergjithshme per te afrontuar kete problem?Le qe nuk e ka,por keshtu peshtyn ne pjaten ku ka ngrene.Te behesh kundershtar eshte fare e lehte,por gjesti rendon shume.Ky eshte gabimi i Pirros.Une do thosha ndjesi ne vend te “associazione”,lexues jemi,gafa bejme.
Edhe une mendoj se as Hamza Kastriotit nuk mund t’i urohet mireseardhja, pa rene me pare ne gjunje dhe kerkuar falje. Ndryshe per anetaret e kombetares zviceriane. Ata djem jane me origjine shqiptare, por jane lindur, rritur, edukuar dhe formuar ne Zvicer. Ata nuk mund t’i quash 100 per qind shqiptare, dhe as 100 per qind zviceriane. Prandaj ata kane te drejten e tyre te zgjedhin kombetaren qe duan.
Z. Muci.
Nuk mund te jesh kontravers tere kohen, pasi do te ngelesh vetem me E.Ypin, pa u simpatizuar as nga ai.
muco ketu ja ke fut kot dhe mos shkruaj gjera te tilla se i humb vlerat e tua ,qe ta kuptosh meqe nuk e di pirro errdhi kundra shqiperise ne politike dhe jo per te ngritur shtangen.
Kjo eshte ajo gazetaria qe do te beje? Dhjete buke i buke do te digjet thuhet ne librat e shenjte. Dhjete rrjeshta dhe te dhjete rrjeshtat te jane djegur. Ja ke fut si Kau Peles.
Per Gjermanin e Fundit , i cili novelen e Gogolit “Taras Bulba” vetem sa e ka degjuar dhe jo lexuar , pasi djalin nuk e vret e ema , por i jati , pikerisht Taras Bulba , nje luftetar e komandant rus qe luftonte kunder ” paneve” polake ; i biri , ra ne dashuri me nje polake te bukur dhe u hodh ne rradhet e armikut . Gjate nje beteje , u kap rob prej rebeleve qe komandonte i jati , i cili e vrau me doren e vet , duke thene fjalet e fameshme “une te linda e une po te vras” . Persa i perket artikullit te Mustafa Nanos , jam plotesisht dakord , e nuk i heq asnje presje . Nano eshte nje pene e fuqishme e terheqese .
dashnor,sikur kam idene se e ema i shkoi ne çader dhe e vrau,por s’prish pune,mund te jete si thua ti.Kete”..vetem sa e ka degjuar dhe jo lexuar…”e ke batute per pijetore apo si?Pastaj ne fund.ti po deshe merru me rregullat gramatikore te Muçit(me presjet qe nuk ia heq),por koncepti mbi renegatin eshte gjithmone i njejte.Pirro eshte sportist mjaft i nderuar,jemi edhe ne shqiptare te nderuar qe ai u rrit fidanishte ketu,qe shkoi me Greqine pune e tij,perfitime financiare,etj;keto t’i gezoje.Por mund te mjaftohej me kaq,jo te merrej me toponime dhe origjinen e pergjithshme te Himares e Bregut ne teresi,duke pickuar si neperka.Tani erdhi me ministrin,shoqeroi ata kavanozin qe pa pike turpi tha se nuk di gje per Çamerine.Per çfare erdhi ne Shqiperi,per te blere patate me çmim te lire?
Me sportistet me preardhje shqiptare qe perfaqesojn kombetaren e nje shteti tjeter cdo person ka te drejten e tij qe ti vleresoj sic e mendon. Sic ke ti te drejten te kritikosh tifozet qe ofendojne ata gjak prishur ata plera. Se SHQIPETAR nuk mund ti thone vetes vetem kur I intereson atyre, njeriu ka nje dinjitet paraja iken e vjen. Te mohosh kombetaren e vendit tend per ceshtje kariere edhe finacjare te gjithe e dine qe je plere e dine edhe ata qe te kane mare. Ndersa per pirron thoj cfar te duash ta kesh me shendet edhe pleqeri te mbare ati edhe ty, une nga ana ime do ta beshtyja ne surrat ate gjak prishur.
Gjdo futbollist profesionist gjdo jave ndegjon fyrje nga publiku i kundershtarit, dhe pyes artikullshkruesin se qka esht dasht me bere publiku shqipetar? Me u gezu se fitoj zvicra ?????!!!!! kete mund ta bejm dhe e bejm ne lojra te tjere e me siguri secili esht ne anen e Zvicres ne Brazil 14 !
Kurse kontratat e tyre qe e kalon lehtesisht 1 milion euro ne nje vit i len me siguri me i sheru plaget e marra ne Qemal stafe. Publiku ne secilin vend ne bote e fishkellon dhe e fyn kundershtarin me shprese qe e nxisin at te bej gabime dhe te triumfoi ekipi qe simpatizon, kaq e thjesht esht.
Jan keta tifozat fantastik qe e krijojn atmosferen qe shpesh ka dhen nje shtytje te fort kombetares sone drejt fitoreve te papritura.Tribuna e Qemal Stafes nuk esht tribun ku gjykohet dikush vertet per tradheti e duhet te denohet. E pse ne Shqiperi vertet nuk esht denuar ne politik askush per tradheti esht pyetje per nje qeshtje krejt tjeter. e me nje siguri jan keta futbollist e bashkekombasit tane te fundit qe e meritojn nje etiketim te tille.
Loriku i cili mund te luante edhe per zvicer apo edhe per Francen e te jeni sigurt se ne dy shtete do ishte lider dhe kapiteni i ekipit dhe angazhimi i tij rreth kombetares esht i dukshem dhe nuk diskutohet dhe ngritja e kombetares nga tabela e harreses ne nje kombetare qe nuk e nenqmon sot askush lidhet pikerisht me emrin e Lorik Canes, i cili nuk esht hero po nje shembull per mua qe ka merita shum te medha per vendin e tij.
Te lindesh e te rritesh ne nje vend te tjeter dhe te vendos te luash per te nuk esht e jashtezakonshem ose esht normale. Po ta duash Kombetaren Shqipetare pikerisht ne kohen kur nuk esht gjithqka e rregulluar si ne “Zvicerr”, kjo esht e jashtezakonshem. Po jemi larg saj ta kerkojm prej secilit te jete i jashtzakonshem dhe ti’ sjell miliona shqiptareve ne bote , qe bejn pune te rende fizike ( qe nuk e njeh artikullshkruesi ), disa momente gezimi e krenarie, ku nuk ka vend as per Duken,stadiumin e vjeter ty apo ndonje interes personal. te jashtezakonshem a po te zakonshem, le ta zgjedh gjithkush per veti. Lorik Cana esht i jashtezakonshem e “jo-normal”, per at edhe krenohem me ta !!
p.s. Mire se erdhe Pirro Dhima ! E mire se shkon !
Z. M. Nano po peson nje rrjedhje te lire te trurit dhe dikush duhet ta ndale qe te mos ndose ambientin mediatik.
O DITA, a,am ore po cfare rubrike qenka kjo e Mucit, na i bete reklame te madhe dhe nuk thote asgje, biseda kafeneje. Ka ikur koha e Mucit, lereni ne ndonje kafene te mbaje leksione per ata qe e kujtojne se eshte filozof. si ore del ne mbeshtetje t6e Pirro Dhimes, tradhetarit, qe mohoi Shqiperine dhe bene propgand e levizje shpoviniste per te coptuar trojet shqiptare ne favor te grekeve? Ai duhet pushkatuar si tradhetar, ndersa ne e pranojme si perfaqesi diplomatike dhe Muci,
Shqiptaret qe luajne futboll me Zvicren nuk mund te krahasohen me kete Dhimen.
Keta jane rritur ne Zvicer ( disa dhe lindur) por ndjehen Shqiptare dhe nuk
e mohojne ne asnje rast.
Pse perfaqesojne Zvicren kjo si ben me pak Shqiptare, perkundrazi na ben krenare per ckane arritur me forcat e veta.
Ky tjetri lindur ne mes te Tiranes me origjine nga nje krahine Shqiptare, shkolluar e bere sportist
ne Shqiperi ben propagande antishqiptare, mbeshtet organizata qe vete shteti Grek i quan naziste e duan gjithe jugun e Shqiperise , deputet ne parlamentin Grek si ze i qarqeve qe duan vetem coptimin e Shqiperise nuk mund ti urohet mireseardhja ne Shqiperi.
Dallimi eshte si nata me diten , ketu ke gabuar Muci.
Mireseardhja i urohet mikut jo armikut.
Nuk i duroj dot koketat mendjelehta, te pushtuara nga narcizmi e qe sperdridhen sic ben M. Nano !!
Nje shkrim cinik per te mbrojtur renegatin shqiptar Piro Dhima. E kjo nuk behet per asnje arsye tjeter, veçse per nje miqesi personale qe Mustafa Nano dhe Fidel Ylli kane me renegatin Dhima. Ky shkrim eshte nje turp. Tradhtia kombetare qe ka bere Piro Dhima, nuk lahet me paidhaqet qe ai ha me Fidelin e Mustafiun ne Athine apo Tirane. Zoti Nano pikesepari duhej t’i thoshte publikut: Une e kam shok Piro Dhimen, pastaj te vazhdonte me amoralitetin e sispershkruar. Neveri dhe turp.
Kurre nuk do ta besoja or Mustafa Nano se do te arrije te silleshe kundrejt fenomenit Dhima (jo shqiptareve te tjere qe luajne dhe performojne neper bote) fenomen te cilin e njeh me rrenje dhe nga ana tjeter te ktheni vehten ne nje parveny te vertete baltoze,. Turp per figuren tende, turp qe u currufjase kaq shpejt e kaq I ri, por them se le te shpresojme se nje dite do ndryshosh dhe do te kethehesh nje nje njeri kritik interesant dhe me vlera per shqiptaret qe sot ndodhen nen presioninin me te eger te diktaturave pseudomediatike psikologjike dhe psiqike. Zoti te ruajte mendjen dhe mos me kthefsh pergjigje per te mbrojtur xhentilesen tende ndaj nje funderrine kombetare si Dhima!
Muçi është djalë shumë i zgjuar, aq sa është e vështirë të kuptohet nëse është i tillë apo jo, pra është një i zgjuar që i përket rrymës së hermetizmit. Vini re se ç’thotë në fund të shkrimit: nuk thotë i them, por “…më vjen t’i them…” Pirro Dhimës. Këtë duket se e bën për të nxehur çunat e lagjes, të cilët u bien më qafë futbollistëve shqiptarë që luajnlë gjetkë e jo me kombëtaren shqiptare. Qortimi i Muçit ndaj çunave të lagjes, edhe pse është i drejtë duket disi pas pilafit, sepse u rikujtua edhe njëherë pikërisht kur mendohej se marrëzia e nacionalistëve që e duan fitoren t’ua japin e jo ta fitojnë i takonte të harrohej. Nga ana tjetër, se si duket që Muçi është akoma i nxehur prej tyre, gjë që e shtyn në përpjekje për t’i mbajtur edhe ata të nxehur; me këtë ai del jashtë formatit që është përpjekur t’i veshë vetes, të cilin në vija të trasha edhe e ka, por kur nxjerr kryet e vogëlsirave që ka brenda vetes ato i zhveshin një nga një petkat e analsitit e opinionistit të pacen.
Te te vije turp z.Nano per krahasimet e bera..Piro Dhima eshte nder te paktet shqiptaro-grek[n.q.se mund ti quajme keshtu] qe ka vjelle vrer kunder Shqiperise ,prandaj te lutem mos bej sikur nuk di se na fyen .Hapi intervistat e emisioneve qe beheshin ne 1999{lufta ne kosove} te degjosh ate dhe Xhelilin e te nxjeresh zoret……Ka edhe te tjere Manjani, Shabani e shume te tjere qe kane mare kombesine Greke [dhe ketu s’ka asgje te keqe]por nuk kane dalur ne t.v.duke vjellur vrer ………Prandaj z.Nano mos lepij b… se ste ka hije.
0 muço po ti me çfarë të drejte na e heq të themi ai është tradhëtar dhe ky hero ?????????
O Muc Nano!
A ka njeri qe te terheq veshin para se te shkruash?
Kam patur respekt deri pak diteve me pare,por po e humb ate.
Po, cili eshte motivi qe te shtyn per ti thene mireseerdhe, nje harami te kombesise dhe truallit qe e rriti dhe i dha emer?
Per cilat “merita”, i duhet thene kjo fjale e arte e Shqipes ketij bastardi?
Me e pakta qe duhej te beje, ishte t’a injoroje dhe te mos e permendje fare.Kete nuk e bere.
Ajo qe duhej te beje, si nje gazetar dhe jo si politikan, (sepse politikanit, disa gjera per “konjukture” edhe i lejohen),ishte t’a damkosje, per te gjitha poshtersite qe ka treguar ne qendrimin ndaj vendit tone,per qendrimet djallezore dhe megaliideiste te tij,per aktivitetin e tij subversiv ndaj vendit tone,per pjesemarrjen e tij aktive ne aktivitetet e nje partie fashiste, si ajo e “Agimit te Arte et,j etj.
Prandaj mblidhe mendejen,mendohu para se te shkruash.Mos ngatero djemte e ketij kombi qe luajne atje ku kane deshire dhe te perfaqesojne ate qe ata pelqejne,si nje te drejte te tyre,ne kete bote te Globalizmit,te cilet kurre nuk kane nxjere nje fjale te keqe per Shqiperine dhe Shqiptaret me nje bastard.Ne se piro dhima desheronte te perfaqesonte Greqine ishte nje e drejta e tij.Por nuk eshte e drejta e tij te nq “gllaberoje” vatane”.Kjo eshte nje e drejte e jona dhe vetem e jona.Per kete te drejte duhet te luftojme,te punojme,te mbrojme dhe demaskojme kedo qe na godet dhe cenon sovranitetin tone.KJO TE TAKON TE BESH EDHE TI DHE JO T’JU THUASH TE TILLEVE MIRESE ERDHE.
Per sportistet qe luajne ne skuadra te huaja si dhe Piro Dhima qe atashohet si sportist ne Greqi, Muci ka te drejte. Por ne rastin qe sportisi, si Piro Dhima, deklaron dhe mohon te qenet shqiptar dhe behet aleat me nje force politike antishqiptare kunder atdheut te tij, ketu Muci ia ka futur si kau peles. Por nga Muci nuk duhet te presim me shume, pasi eshte me 40 flamure. illims ishte kryetari ishoqates “Ne mbrojtje te figuresse Enverit”, per Srapr, pastj na u be demokrat dlomat i Sal Berishes dhe kur erdhi ne pushtet PS-ja ne 1997 e hoqen dhe na u be gazetar i “pavarur” dhe tani na eshte bere socialist ” i pavarur”. Muci, ik dhe ti si Saliu dhe Tos Nano se e lerose fare me kete apologji.
Rënie vërtet e lirë e M.Nano!(?!) Sigurisht nuk është e lehtë në gazetë të re dhe post Berishë! Marksi me të drejtë thotë:” Cdo fillim është i vështirë,kjo e vërtet vlen për cdo shkencë!”E përmendi dhe Merkel këtë postulat,pas fitores së re dhe kerkimit të aleancës me SPD. Nuk bëj këshilltarin se cdo krijues dhe për rrjedhojë dhe gazetarët kanë preferencat dhe lirinë e tyre të krijimit.
Megjithatë, jo cdo njeri di gjithshka dhe bën mirë gjithshka, përherë! Fat që rrjetet sociale me “komentues” të shumtë dhe shpesh të shkëlqyer e frytdhënës me kritikat,vlerësimet,komtribuojnë në “vetshikimin” e pasqyrës publicistike…
Do dëshiroja M.Nano të ruante ciësinë e shkrimeve që e bën gazetar dhe opinionist të mirë sepse janë ende mundesitë me kontratën e re të punësimit në “Dita”(Nuk patì trasparence,si erdhi,kush ndikoi,ku janë synimet,sa është kontrata,mujore,vjetore,sa paguhet? Sepse këtej perëndimit kur Zgarbi shkon në TV tregon se ka kontratë mujore dhe merr x euro duke pasur edhe rol të percaktuar në emisione,sikurse Travalio,Mentana tek Tg.7,tregoi konfliktin me Berluskonin,daljen prej Mediasetit dhe fillimin tek Tg.7,apo Fabio Fazio,tek Rai-3 qe ka treguar se ka kontratë 2 milion euro per emisionin e tij…Mucit nuk ju bë asnjë intervistë!…Mendoj se duhen trajtuar tema të nxehta, të kohës: pershembull,shkaterrimi i mijra vendeve te punes,kur Merkel kerkon punesim dhe prodhim me rregulla, fitim, tregshitje.Shqiperia si është?Po kanuni,meqë është Gegë,si ka titullin e librit me kritika te shumta ende pa u lexuar? Po qeverisja e re,si do ti paguaj borxhet ndertimit,me borxhe të reja apo rritje taksash kush merr më shumë? Pse ka kaq vetvrasje,Muc Nano?Ne Gjirokaster nje tjeter rast qe meriton opinion…Po ndarjet e larta të cifteve te sapokurorezuara?Po cështja Came si mund të nderkombtarizohet?etj…Keto mendoj se jane disa nga temat që M.Nano mund ti ketë parasysh,pasi paralelja me Dhimën dhe sportistet dinjitozë shqiptarë ne Zvicer ka nje dallim thelbësor,që Nano e lë pa vemendje:Morali atdhetar!Pirro Dhima është thjesht një antishqiptar,(flasin faktet)kurse ata ne Zvicer dhe ne Napoli,jo!…Ata kane lirinë shqiptare dhe, ndërkohë,mosmohimin e saj…Nano, kujdes shëndetinl!Sinqerisht!
Njw bastard si Pirro Dhima duhet te pritej me gurw dhe tw kthehej nga erdhi. Marrja e tij ne ekipin e Venizellosit wshtw njw provokim shtetwror qw bwjnw grwkwt.
Provokimi i dytw i Venizellosit wshtw takimi i tij me antishqiptarin me mjekwr, Janollatosin.
Kurse pwr lajthitjet e Muços sw Skrapoarit kur i thotw Dhimws mirwseerdhe, wshtw shitur shumw lirw dhe investohet pwr njw paidhaqe mw shumw nga antishqiptari DHIMA.
NE E URREJME DHIMEN JO SE LUAN ME GREKWT, POR SE LUFTON SHQIPWRINW.
po si nuk doli nje burre apo ndonje nga keta qe ulerasin kot stadiumeve e qe shajne filan sportist pse nuk beri gol{ nga nena e baba} dhe pirro dhima vjen qete qete e nuk del njeri te protestoje.nje provokim i hapur shovinist grek qe na vjen ne delegacion pikerisht me pirro dhimen.turp..turp ju djem….turp nje tradhetar qe na vjen serbes serbes ulerisni stadiumeve kot me kot…….
o muci pse sna flet pak si do te zgjidhet ceshtja e te sjelleve ne shqiperi prej venizellosit te shqiptareve te greqise ne 1944?leri librat qe shkruan duke pire uzo.pse nuk na shkruan se pse lindi ky problem dhe se eshte e vertete akuza e grekerve per ta ?lere dhimen.steroidet perdoren kudo per te arritur rezultat.por me e keqja eshte se dhima dhe krahina e tij duan nje shqiperi te zhdukur nga harta.nqs pervec biznesit te lidh me te edhe biznesi politik ky eshte turpi juaj.dhima eshte nje ordiner qe i ka hyre vetja ne qejf
o muci nanos eshte turp ti thuash piro korofillakut mireserdhe,me duket o muci je dehur pa pire,piro dhima ky zog kurve flet keq per shqiptaret,ti o muci i thua miresevin,filogreket e shqiperise te paret qe duhen shkuar ne sater o muco.
Artur Dojaka: Duam legalizim të çështjes çame dhe njohjen e genocidit
Politike Kryetari i partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka në një intervistë për mediat ka komentuar vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë, duke deklaruar se Greqia e ka shfrytëzuar ligjin e luftës…
Lexo më
Artur Dojaka: Duam legalizim të çështjes çame dhe njohjen e genocidit
Politike Kryetari i partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka në një intervistë për mediat ka komentuar vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë, duke deklaruar se Greqia e ka shfrytëzuar ligjin e luftës…
Lexo më shume
HISTORIA E HETIMIT TE GJATE TE NN-se FIER,aktoret dhe te demtuarit e ketij hetimi etj etj
TE SHPALLET LISTA E SPIUNEVE TE CESHTJES NNN
Nuk e di ne do e lexosh kete koment, sa per ata djemte kane bere zgjedhjen me te mire dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe, por e keqja eshte tek analiza jote Mustafa !
Ne bote nuk prezantohesh as si Grek, As si Turk apo Zvicerian por si Shqiptar…….dhe ne momentin qe njerezve u thuaj “I am from Albania”, mbledhin buzet dhe vrenjtin vetullat………Ky eshte problemi
Cfare mireseardhje ketij laperi qe permbysi buken dhe token ku u lind dhe u rrit,haram i paq gjithe ato vite qe ke qendruar ne Shqiperi,do te ndeshkoje Zoti,se buka e shqiptarit nuk vret
askend se ne jau japim me gjithe zemer.
SHKRIMET E TUA MUCI GJITHMON ME KANE TERHEQUR, ATO KANE DHE JANE KURAJOZE.ME PELQEN PORTRETI TEND(dhe kete e them jo si skrapalli qe jame si ty)SI GAZETAR “REBEL”. POR TE ARISHE DERI NE ATE PIKE QE TE REHABILITOSH QENDRIMET E pirro dhimes ESHTE ABSUDITET I MADH PER ME TE PAKTEN. KURNE DIME QE AI KA DEKLARUR PUBLIKISHT PER MOS QENJEN SHQIPETARE. PRANDAJ MUCI KTHJELLOHU.
Shenjat i ke patur me kohe o Muç, po tani u binda qe ke roitur fare.Pirdho Dhimja duhej shpallur me kohe person i padeshirueshem dhe t’i ndalohet hyrja ne Shqiperi per gjithe ato qe ka thene e bere kunder, ndersa ti i thua mirese erdhe.Per ata mercenaret e Zvicres kushdo e mendon si i pelqen, ndersa per mua jane veç 6 legena dhe pike.
Ma shpjegon nje çik se çdo te thote “asosacjon” ne shqip se nuk e di.
Shendet e gjithe te mirat
PO ç’ka merreni me Mustafa Nanon qe i thoka nji sportistit shqiptar me fame botnore “Mire se vjen o Piro Dhima ?!?!?!”.
Pse nuk i thoni trathtar kryemyftiut te Kosoves Naim Terrnaves (demek shqiptar) i cili perkujton me lutje fetare islame 622 vjetorin e vrasjes se Sulltan Muratit ne Kosove, pushtuesit dhe masakruesit te shqiptarve?!?
Si Pirro Dhima si Ternave ne Kosove dhe si ti o Paul Tedeschini jeni po e njejta gje hale te ndyra te ketij kombi
Z Nano ja ke fut kot plako.Qendro ne linjen qe ke qene se kishe lezet te te degjonim.Mos ndrysho kurs per nje apo tjeter arsye.
Problemi i vertete i mustafa Nanos eshte deliri i madheshtise,eshte delir qe kap shtresat e ulta te popullsise,pa tradite ,pa kulture,ne fazat e ngjitjes ne kariere,eshte delir qe perfshiu sali berishen,lenka cukon,jozefina topallin ,majlinda bregun. Keta bastarde suksesi i pamerituar i ben ti kerkojne llogari popullit pse nuk i shpalli gjeni qe ne fillim.Kete urrejtje qe i shperthen se brendshmi kerkon te nxjerre Mustafa Nano dhe gjen nje lafarak nga trute si Pirro Dhima (si sportist shpresoj ti jene kryer ne rregull testet antidoping) per te shprehur analogjine.
Fillimisht deshiroj t’ju kujtoj “patrioteve” qe jemi komb “legen”…Ne te duam vetem kur behesh “dikushi”,qofte dhe me aftesite e tua…Sa jemi “common people” te shtypim,te taksojme,s’te llogarisim,por menjehere sa fillon nominohesh,del se aftesite i ke nga DNA e “skypetarit”…Kemi gjithe jeten qe “vdesim” per “figura”…”vdesim” te raprezentohemi,ne vend te sillemi lirshme dhe te pranojme te jemi “ata” qe ne te vertete jemi…S’kemi nevoje per mite,se mitet na e kane ngrene dhe po na hane “koken”(fatkeqesisht jo koken poshte),kemi nevoje te jetojme te lire dhe pa cenuar lirine e te tjereve….Mbase personalisht do ta kisha per “turp” te shkruaja :- mire se erdhe PIRRO DHIMA,jo se nderroi “pashaporte”,pasi dhe “qeni leh per te zotin” (pra “NE” jemi katandisur dhe me keq)…,por thjesht per mbiemrin…Me vjen me natyrshem te them: mire se erdhe PIRRO “TE DHJEVA”….por i jap te drejte ne zgjedhjen qe ka bere….JETA ESHTE NJE PER TE GJITHE…Quani “patriot” dhe “burre shteti” ate qe shkakton 97,Gerdecin,fali detin,ndersa “pa karakter..apo tradhetar” ate qe sheh te ardhmen e tij…Dikur quhej oportunizem,sot quhet “pragmatizem” dhe s’ka asgje te keqe…Diten qe shteti yne do na trajtoje si qytetare dhe jo si “taksapagues=skllever”,ate dite do kemi vertet te drejten “mor-hale” t’i themi dhe “Pirrove” qe :-eshte mir me ken shqiptar….!!
…. e kap asosacjoni!!!
ja ky eshte pjese e asaj jashqitjeje qe perben klasen “intelektuale” shqiptare! Na mbyten hajvanerit e kene zaptuar kete vend dhe e perdhunojne cdo dite, cdo ore e cdo minute. Perdhunojne territorin, perdhunojne kulturen perdhunojne gjuhen dhe identitetin. Nje grup katunaresh qe per tu duk qytetar ja kpusin nganje fjale kodra pas bregut.. keta nuk jane ne gjendje te mendojne, te perpunojne e te krijojne keta din vetem te vjedhin, te kopjojne e te perdhunojne.. Jane zgjebsa qe vijn ere jashqitje dhe prapambetje, kujtojn se duke ja keputur ndonje fjale italisht apo anglisht behen qytetar. Keta jane katubdaret, shpellaret (nga jugu apo nga veriu qofshin) dhe prapambetjet qe na drejtojn!!!
ja ke fut pordhes kot o muc
Mjaft e bone snobin o Mustafa prej Sprakari…..
DITA!
Jam i befasuar dhe i zhgenjyer qe ti ke rene ne dashuri me mendjelehtin Mustafa Nano!
Ju jini ne te drejten tuaj ti hapni dyert kanate per te perkedhelurit tuaj ashtu si edhe une, anonimi, jam ne te drejten time te mos ju dua si me pare. Apriori e di qe juve s’ju behet von por une kaq fuqi kam!!
shpjegimin per sjelljen e ketyre tre sportistave pedro na e japin vet vargjet e himnit te flamurit.
Ai pirua o muco ka graden major ne ushtrin greke dhe mbi te gjitha kurre nuk eshte ndier Shqipetar. Muco lexoj komentet,se instikti i popullor (ne kete rast i komentuesve)eshte shume me i drejte dhe shume hapa para se ju te te ashtuquajtur analista.
Sepse je bërë ca i pakuptueshëm këto kohët e fundit, z.Nano.
dhima nuk eshte i vetmi zog kurve i padehur qe ka rrjedhur nga trute o tol ilir francezi.
shqiperia eshte e mbushur plot me spiune te turkut e grekut…………etjere plehra-shtete qe kane interesa ne shqiperi.
ne demokraci sejcili eshte i lire te shprehet si i mendo ai gjerat por nuk eshte i lire te veproje kunder interesave te shqiptareve e shqiperise.
ti i pjerdhur nga trute i padehur francez nuk i permbush kushtet e mesiperme sepse nder komentuesit ketu shoh shume anti shqiptare te qelbur qe ushqehen me para agjenturash te huaja.
epidemi kjo qe ka mberthyer politiken shqiptare dhe piramiden e saj.
Gabim Muc, thuaj mirese erdhe Piros Dimas, ke ngaterruar emrin,qe ketu fillon aresyetimi yt teresisht i gabuar ?????
Duhet ta kishe plotesuar me mire: ” mire se erdhe Pyros Dimas ne Vorio Epir ” se keshtu do te dukej me mire dhe do te ju pelqente miqeve tuaj andeja nga Athinaja.
Une nuk cuditem aspak nga ky shkrim se eshte vazhdimesi e shkrimeve ne thelb antikombetare te Mustafa Nanos. Deri para disa muajve merrej vetem me Berishen po halli nuk ishte ky i fundit por permes luftes ndaj Berishes ne fakt luftohej pjesa veriore e shqiptareve apo geget sic i pelqen atij ta quaje Ky njeri qe i thote vetes gazetar, produkt i llumit te pas 97es eshte nje nga njerezit me te neveritshem te masmedias shqiptare qe ka per mision ndarjen / copetimin e metejshem te Shqiperise sepse sipas tij shqiptaret nuk bejne dot shtet.
C est quoi en effet ‘assosacjon’ zoti Nano ?
Po ‘putative’ cos’ e ?
o eri-oni ja ta lefta ta kanis ola
o eri-oni ja ta lefta ta kanis ola.
ci bere parate e piramidave felicita????????????
Shume mire e ka Nano qe thote Mire se erdhe Pirro Dhima.
Une jam ndier krenar per te kur doli kampion bote se pjese te kesaj fitoreje ka edhe Shqiperia qe e rriti dhe i dha mundesine per tu bere ai qe u be.
Pirro Dhima eshte shembulli me i mire qe i jep pergjigjen e duhur nacionalisteve te semure Shqiptare
Oh sa mir me qene shqiptar,oh sa keq me qene tradhtar!Oh sa keq me pare kemi qene me pare,oh sa mire me pas kemi pas para!Muc gazetari shkruan edhe per geget edhe per tosket,por ne kete shkrim eshte shume radikal!Te zgjedhesh se ku seshiron te jetosh. brenda ligjeve qe i lejon cdo shtet i huaj,te punosh.luash futboll.eshte e drejte e cdo njeriu!Ne shqiptaret harrojme shume shpejt se ku kemi qene me pare,kush na vrau,kosovaret i vrau sebi,dhe shume shpejt behemi flamurtare te pa e diktuar dikush,nejse,Muci shkruan bukur per Dhimen,por duhet te shkruante me bukur per te gjithe ata qe kane nevoje te perkrahen per aq sa u takon ligjerisht qenia apo perfaqsimi nene nje shtet tjeter.