Xhemi Shehu bëhet nënë për herë të dytë

redaktor

Prezantuesja e njohur Xhemi Shehu sot ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë.

Gabriel është emri i vëllaçkos së Martinit, i cili ka lindur i shëndetshëm dhe peshon plot 3.2 kg.

Lajmin e ka bërë publik në profilet e tij në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram, Olti Curri, i cili, bashkë me miqtë dhe ndjekësit e tij, i urojnë moderatores së dashur të ekranit shëndet të plotë e lumturi pa fund.

Tashmë, nënë e bir do t’i festojnë bashkë të gjitha ditëlindjet e radhës, meqë Xhemi, vetëm tri ditë më parë, ka festuar ditëlindjen e saj.

Xhemi Shehu, së bashku me mikeshën e saj, Arbana Osmani, prej muajsh janë tërhequr nga ekrani për ta kaluar në qetësi periudhën e njëkohshme të shtatzënisë. Së shpejti, edhe moderatorja tjetër e Top Channel-it, Arbana, pritet të bëhet nënë për herë të parë.

3

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *