Sondazhi i faqes së internetit “Pyet burrat” ka shpallur si femrën ‘më të dëshiruar’, aktoren Xhenifer Lorens. Poshtë saj renditen Mila Kunis, Keit Upton, Rihana, Ema Ston etj. Kim Kardashan duket se ka dalë nga preferencat e meshkujve, duke u renditur e parafundit në klasifikimin ndërkombëtar
Protagonistja e filmit “The Hunger Games” (Lojërat e urisë), Xhenifer Lorens, është femra më e dëshiruar nga burrat. Një fakt i tillë u publikua nga faqja e internetit “AskMen” (Pyet burrat), e cila bëri një sondazh lidhur me gratë. Aktorja që e nisi karrierën e saj me role të vogla në komedi, e rriti vlerësimin e saj me rolin e gruas së ve dhe të çmendur pas seksit, në filmin “Silver Lininigs Playbook”. Deri më tani, Lorens, megjithëse vetëm 22 vjeçe ka arritur të marrë nominime në festivalet më të rëndësishme të filmit. Ajo shquhet për thjeshtësinë dhe bukurinë e saj natyrale, me një pamje sa naive, aq edhe sensuale.
“Në përgjithësi ekziston bindja se Lorensi është pak më shumë origjinale se aktoret e tjera. Por publiku ka ende shumë pak informacione në lidhje me aktoren 22-vjeçare dhe e ka të vështirë të formojë një opinion negativ për të”, shprehet redaktori i “AskMen”, Xhejms Basil. “Ajo është freskët, sepse nuk e kemi parë pothuajse asnjëherë në faqet e thashethemeve në tre ose katër vitet e fundit”, shton ai.
Xhenifer Lorens ka mposhtur edhe fituesen e vitit të shkuar, aktoren me origjinë kolumbiane, Sofia Vergara, e cila këtë vit pozicionohet në vendin e 12-të, ndërsa Kim Kardashan ndodhet në atë të 98-të. Sondazhi anketoi 2 milionë e 400 mijë lexues duke u kërkuar atyre që të votonin, për të zgjedhur një femër të famshme, të cilën do ta dëshironin si partnere në të ardhmen. Anketa vjetore e “AskMen” përcakton 99 vende, në të cilat renditen protagonistet e famshme të artit dhe televizionit që preferohen më shumë nga burrat.
Në pesëshen më të dëshiruar përfshihen edhe aktorja Mila Kunis, modelja Keit Upton, këngëtarja e ‘R&B” Rihana dhe aktorja Ema Ston.
Xhejms Basil thotë se publiciteti i madh shpesh ndikon në mënyrë pozitive në preferencat e meshkujve, por titujt e shumtë mund të largojnë interesin e tyre, duke i shtyrë që t’i hedhin sytë diku tjetër. Zhvendosja më e dukshme ishte ajo e Kim Kardashanit, e cila ra 90 vende nga pozicionimi i vitit të kaluar.”Ndoshta mund të duket e habitshme, por Kim Kardashiani ka humbur pikë, megjithëse këtë vit ka qenë më e pranishme se kurrë në vëmendjen e publikut”, tha Basil.
Mosha e re, gjithashtu, duket se nuk përbën më diferencën në shijet e njerëzve sepse në klasifikimin e këtij viti, gratë mbi të 40-at duket se kanë përparësi në preferencat e meshkujve.
“Pëlqyeshmëria apo tërheqja ndaj grave në moshë të mesme është rritur, sidomos këto dy-tri vitet e fundit. Ku i dihet, ndoshta pas 20 vitesh, nuk është çudi që të shohim gratë 60-vjeçare të përfshira në listë”, thotë Basil.
Për këtë vit gratë e moshës së mesme të klasifikuara në renditjen e grave më të dëshiruara në botë janë: zonja e parë e SHBA-së, Mishel Obama, 48 vjeçe; komediania Sara Silverman, 42 vjeçe; aktorja Lusi Liu, 44 vjeçe dhe aktorja britanike, Rakel Uejs, 42 vjeçe./Dorina Gjuzi