Xhepa: Programi i PS ka ide racionale dhe të dobishme

anazapta

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Selami Xhepa, shprehet se programi qeverisës i PS-së ka disa ide racionale dhe të dobishme, por mënyrat e arritjes janë të pamjaftueshme. Në një prononcim për “Panoramën”, Xhepa thotë se në programin e të majtës janë identifikuar qartë prioritetet madhore të vendit, të cilat ishin të tilla edhe për qeverisjen tetëvjeçare të demokratëve, pavarësisht nivelit të përmbushjes.

“Me një fjali të vetme do të thosha se programi ka objektiva të qarta të synuara, ka disa ide racionale dhe të dobishme, por mënyra e arritjes dhe burimet e disponueshme janë të pamjaftueshme. Programi identifikon drejt si prioritete madhore të vendit integrimin evropian, luftën ndaj korrupsionit, reformat ekonomike e administrative, përfshi atë territoriale. Këto kanë qenë edhe prioritetet e programit politik të PD-së gjatë dy mandateve të saj, pavarësisht nivelit të përmbushjes, që mund të jenë subjekt i një tjetër analize. Por dallimin filozofik midis dy qeverisjeve e shoh në artikulimin e qartë në programin e PD-së të nevojës për një ridimensionim të rolit të shtetit dhe raportit të tij me sundimin e forcave të tregut. Kjo është një qasje filozofikisht e re dhe e artikuluar për herë të parë në të majtën shqiptare, dhe që deri diku e ndeshim në qasjen që programi u bën disa reformave, siç janë ato të shëndetësisë, të taksimit dhe të mbrojtjes sociale”, thotë Xhepa.

 

Share This Article
2 Comments
  • SHQYPNIA MJERANE NUK KA NEVOJE PER FILLOZOFI DHE FILLOZOFE TE RINJ.

    Sic eshte Selami Xhepa me llafollogjine e tij te LLAFOQYLIT. Per 8 vjet Selamiu i Saliut nuk e bene dot “ridimensionimin” e tyre famoz te shtetit ne raport me “sundimin e forcave te trevgut” dhe tani pas fikut i ben elozhe Edi Rames dhe i thurr hymne programit socialiste te Kohes se Qepes per shtet pa taksa dhe tatime per te kthyer TOLLONAT e Enverit. Se ndryshe ASKUSH nuk thote se ku do te gjejne LEKAT per keto bamiresi socialiste. Prandaj edhe jane mjaft qesharake dhe joserioze keto deklarata prej servili te keshilltarit ekonomik te Sali Berishes qe me keshillat e tij famoze ka falimentuar ekonomine dhe ka renuar shtetin dhe Vatanin si mos me keq. Njesoj si Enver Hoxha ne vitet fatale 80-90.

  • SHQYPNIA MJERANE NUK KA NEVOJE PER FILLOZOFI DHE FILLOZOFE TE RINJ.

    Sic eshte Selami Xhepa me llafollogjine e tij te LLAFOQYLIT. Per 8 vjet Selamiu i Saliut nuk e bene dot “ridimensionimin” e tyre famoz te shtetit ne raport me “sundimin e forcave te tregut” dhe tani pas fikut i ben elozhe Edi Rames dhe i thurr hymne programit socialiste te Kohes se Qepes per shtet pa taksa dhe tatime per te kthyer TOLLONAT e Enverit. Se ndryshe ASKUSH nuk thote se ku do te gjejne LEKAT per keto bamiresi socialiste. Prandaj edhe jane mjaft qesharake dhe joserioze keto deklarata prej servili te keshilltarit ekonomik te Sali Berishes qe me keshillat e tij famoze ka falimentuar ekonomine dhe ka renuar shtetin dhe Vatanin si mos me keq. Njesoj si Enver Hoxha ne vitet fatale 80-90.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *