Xherdan Shaqiri zyrtarisht te Stoke City

Dita

Xherdan Shaqiri bëhet zyrtarisht lojtar i ekipit anglez Stoke City për vlerën e 12 milionë stërlinavve, duke thyer njëkohësisht edhe rekordin e klubit nga Staffordshire. Lëvizja e Xherdan Shaqirit ishte shndërruar gati – gati në cështjen e kësaj vere përsa i përket merkatos, jo më shumë për vlerën e transferimit sesa për kokëfortësinë e futbollistit me origjinë shqiptare për të kundërshtuar largimin me forcë nga skuadra e Interit, pas deklaratave të trajnerit Roberto Mancini se 23 – vjecari nuk bënte më pjesë në planet e ekipit zikaltër. Kështu mbyllet gjithcka në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të gjitha palët mbeten të kënaqura duke filluar nga vetë futbollisti, të cilit i përmbushen kërkesat financiare ndërsa klubit të Interit në krahun tjetër i krijohet mundësia për të mbyllur përfundimisht transferimin e kroatit Perisic. Pas vizitave mjekësore Shaqiri firmosi një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin nga Stoke – on – Trent për një periudhë 5 – vjecare.

Drejtuesit e klubit nga Premier League zyrtarizuan gjithcka pasdite dhe falë kësaj marrëveshje drejtuesit e Interit do të arkëtojnë shumën e 16.9 milionë eurove. Futbollisti i lindur në Gjilan, ndonëse vetëm 23 vjec numëron plot 46 ndeshje me përfaqësuesen e Zvicrës me të cilën ka shënuar edhe 17 gola, e pak a shumë arritja e marrëveshjes u kuptua qartë edhe nga prania e Shaqirit në tribunën e “Britannia Stadium” ditën e dielë, kur skuadra e drejtuar nga Mark Hughes u mund nga Liverpuli falë një goli të vonë të brazilianit Coutinho. Vetë trajneri uellsian e përkufizon Shaqirin si një futbollist shpërthyes dhe dinamik që do të sjellë dicka ndryshe në gjirin e kësaj skuadre. Rekordi i mëparshëm i “pocarëve” mbahej nga sulmuesi Peter Crouch që luan ende për këtë klub dhe për të cilin verën e vitit 2011 drejtuesit i paguan 10 milionë stërlina klubit londinez Tottenham Hotspur.

23-vjecari ishte transferuar te Interi në muajin janar nga Bajerni i Mynihut për 15 milionë euro pasi u bind personalisht nga vetë trajneri zikaltër Roberto Mancini, dhe statistikat e tij te skuadra italiane ishin 3 gola në 20 ndeshje gjithsesi Shaqiri tashmë zhvendoset në ishull ku më parë u kërkua me insisitim edhe nga dy klubet e qytetit të Liverpulit. Futbollisti me origjinë shqiptare bëhet lojtari i 22 joanglez i këtij klubi dhe i nënti futbollist që rekrutohet nga skuadra e Stoke këtë verë. Presidenti i këtij klubi është biznesmeni anglez Peter Coates, që vlerësohet si njeriu i 25 më i pasur në futbollin britanik. Sezonin e kaluar Stoke City e mbylli Premier League-n në vendin e 9, ndërsa këtë verë përvec Shaqirit në skuadër janë afruar edhe emra të tillë si Shay Given, Glen Johnson, Philipp Ëollscheid, Joselu, Marco van Ginkel dhe Ibrahim Afellay.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *