Gjatë luftimeve në Siri ka humbur jetën një tjetër shtetas shqiptar, duke e çuar në 11 numrin total të shqiptarëve brenda kufijve që kanë rënë në tokën siriane, pasi rezultojnë të vrarë edhe me dhjetra kosovarë apo shqiptarë të Maqedonisë. Shqiptari i vrarë është Sherif Tarshani, 35 vjeç, që merrte pjesë në luftën e Sirisë, nga Mollasi i Elbasanit. Ai kishte ikur në Siri që prej korrikut të 2013. Ndërkaq, përveç burimeve nga vetë forcat që lufotjn ë në terren, lajmi për humbjen e jetës së 35-vjeçarit është konfirmuar nga vetë familjarët e tij, që ndodhen në Shqipëri. Sherif Tarshani jetonte në Siri me gruan fëmijët dhe prindërit, ndërkohë vetë merrte pjesë në luftë. Të afërmit e Sherif Tarshanit u shprehën të pikëlluar nga lajmi i vdekjes së njeriut të tyre të zemës. Ata thanë se Tarshani kishte studiuar për teologji në vendet arabe dhe pasi mbaroi studimet, emigroi në Angli. Ndërkaq, më tej të afërmit e të ndjerit shprehen se pasi vendosi të kthehej nga emigrimi, iu përkushtua fesë. Pasi vendosi të krijonte familje dhe vendosi të martohej me një vajzë nga Burreli, Sherif Tërshana nisi të predikonte. Familjarët rrëfejnë për se ishte një djalë punëtor dhe i përkushtuar totalisht ndaj fesë, duke e praktikuar atë, deri në mbërritjen e ditës kur shkoi në Siri për të dhënë madje edhe jetën.
Turku dhe skema e dërgimit në luftë:
Që 2 vite më parë, pas sugjestionimit nëpër disa xhami shqiptare, luftëtarët shqiptarë udhëtonin për në Turqi, ku më pas ata merreshin në duart e facilitatorëve, të cilët bënin të mundur afrimin nëpër qytete apo zona kufitare me Sirinë, për nga ku realizohej edhe ‘hedhja” në front apo në kampet e trajnimit të luftëtarëve shqiptarë. Sipas burimeve të organeve zyrtare të hetimit, të cilat u shprehën në kushtet e anonimatit, kanë qenë autoritetet e vendeve të tranzitit (turke), ato të cilat kanë identifikuar fillimisht numrin në rritje të shqiptarëve, të cilët dërgoheshin në qytetet turke, pranë kufirit me Sirinë dhe e kanë sjellë këtë fakt në vëmendje të autoriteteve shqiptare. Më tej në vitin 2013 raportime kanë ardhur edhe nga disa shërbime inteligjente të rajonit, të Evropës Perëndimore, e madje edhe nga agjenci të vendeve të Lindjes së Mesme. Një veprim analog me atë të realizuar në Shqipëri, autoritetet turke e kanë kryer në marsin e vitit 2013 ku arrestuan grupin e facilitatorëve që dërgonin luftëtarë në Siri me në krye shtetasin turk, Murat Gezenler. Veprimi krijoi bujë në mediat turke, por asnjë jehonë në Shqipëri. Ndërkaq, nga fillimi i luftimeve e deri më sot kanë humbur jetën të paktën 10 shqiptarë, si dhe dhjetra kosovarë dhe shqiptarë nga Maqedonia. Nga ana tjetër, autoritetet drejtuese së klerit u kanë bërë thirrje muslimanëve që të mos bien pre e mashtrimeve për luftën në Siri, pasi nuk mund të plotësohen kushtet për xhihad, nëse nuk merret leja nga prindërit, para nisjes për në tokën e luftimeve.
