Qindra luftëtarë të nisur për Irak e Siri. Dhjetëra fondamentalistë të arrestuar. 16 viktima. Një kamikaz i hedhur në erë në Bagdad. Një lider i ISIS publikon në rrjetet sociale fotot e prerjes së kokës së dikujt tjetër. Gjashtë vjet nga pavarësia, Kosova është shndërruar në një terren ushqyes për terroristët.
Të fundit e ndaluan javën e shkuar në aeroporti e Tiranës. Mentor Zejnullahu, 24 vjeç, banues në Viti, ishte gati për të marrë avionin për në Stamboll, për të shkuar më pas në Siri, ku do të bashkohej me xhihadistët. Për ta gozhduar rekrutuesin shërbyen sms -të e shkëmbyera me rebelët e Al -Nusra, grupit të lidhur me Al -Kaedën. Nga Vitia ishte edhe 16 -vjeçari i ndaluar më 5 gusht në aeroportin e Prishtinës, edhe ai kishte të njëjtin destinacion. Tre javë më parë, një operacion i policisë së Kosovës çoi në arrestimin e 40 personave të dyshuar si xhihadistë (17 të tjerë u shpallën në kërkim). Tre u arrestuan në qershor dhe 11 të tjerë në nëntor; më të rinjtë kanë lindur në vitin 1994 dhe shumica e tyre janë më pak se 30 vjeç
Masakrat serbe dhe bombat e NATO -s duken tashmë një kujtim i largët. Në republikën më të re të Europës, e shpallur si e pavarur në vitin 2008, kufiri i ri është radikalizmi islamik. Dhe armiku i ri nuk janë më paramilitarët serbë si në kohën e UCK -së, por të pafetë. Kështu, në një rajon ku islami, i mësuar të bashkëjetojë me besimet e tjera fetare dhe që ka treguar gjithnjë anën e tij më tolerante, thuajse 20 vjet nga lufta që çoi në shpërbërjen e mozaikut etnik të krijuar nga Tito, fondamentalizmi po tregon se i ka lëshuar thellë rrënjët e tij. Aq shumë sa mund të numërohen, sipas burimeve të Espresso, të pakën 20 celula terroriste aktive në rekrutimin dhe stërvitjen e xhihadistëve mes Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, siç po tregon aksioni që çoi në arrestimin e 16 rekrutuesve, përfshirë këtu Bilal Bosnic, ish -imamin e qendrës islamike të Kremonës, në Itali, i konsideruar si një nga rekrutuesit kryesorë të ISIS. Të finacuar nga Organizata Joqeveritare islamike, -nga Arabia Saudite deri në Angli, apo deri në Turqi, -këto celula janë të formuara në disa raste në ish -luftëtarë (në Kosovë nga ata të UCK). Ndoshta po shërbejnë si vend kyçe për ta orientuar drejt Europës luftën që po bëhet në Lindjen e Mesme.
Në Prishtinë, autoritetet kërkojnë ta minimizojnë të gjithë këtë situatë: sipas qëverisë, vullnetarët të nisur në Siri e Irak janë 43. E vështirë për ta besuar këtë statistikisht, duke marrë parasysh se viktimat janë 16. Jo rastësisht, burime të ndryshme bëjnë të ditur se mes 11 mijë të huajve që luftojnë në Siri, (mes të cilëve 2 mijë janë europianë), 300 deri në 400 janë shqiptarë, kryesisht kosovarë. Pak a shumë, të njëtë në numër me britanikët, por me ndryshimin e madh se Kosova nuk arrin 2 milionë banorët.
Një dëshmi e treguar edhe nga Shteti Islamik i ISIS: fjalimi me të cilin komandanti Al Bagdadi u vetëshpall Kalif, u përkthye në anglisht, frengjisht, turqisht, rusisht dhe shqip. Për më tepër, xhihadisët kosovarë po japin kontributin e tyre në këtë luftë: në mars, Blerim Heta, i lindur dhe i rritur në Gjermani, por i kthyer në Kosovë pas luftës, u hodh në erë në një atentat kamikaz në Bagdad, duke vrarë 52 policë.

Ndërsa në internet beri xhiron e botës figura e Lavdrim Muhaxherit, i konsideruar si komandati i “Brigadës Ballkanike”. Pasi u drejtoi bashkëkombasve një thirrje për të marrë pjesë në luftën e shenjtë, në një video të ISIS që po bën xhiron e botës, dogji pasaportën kosovare si “dokument i të pafeve”: “Unë jam vetëm mysliman”, -pati thënë ai. Pak kohë më parë postoi në Facebook një foto ku shfaqj duke i prerë kokën një djaloshi, të akuzuar se ishte spiun. Ndërsa në një foto tjetër shfaqet duke fotografuar me celular një tjetër krim të ngjashëm të kryer nga një bashkëkombas.

Këtij paradoksi i shtohet një tjetër paradoks: si Muhaxheri ashtu edhe Heta kanë punuar në Bondstill, baza kryesore amerikane nën komandën e KFOR, misionit të NATO -s në Kosovë, që ka mijëra ushtarë. Dhe pikërisht qyteti i Ferizajt, (ku gjendet Bondstilli), pranë kufirit me Maqedoninë, është shndërruar në një qendër nevralgjike e rekrutimit: veç kamikazit, 11 nga 40 xhihadistët e rrestuar në gusht vinin nga Ferizaj. Ndoshta jo rastësisht, në këtë qytet, në hotel Lion, siç thotë një raport i shërbimeve sekrete sebre i vitit 2003, për vite me radhë organizata joqeveritare Islamic Relief, kishte rekrutuar fëmijë jetimë për të kryer atentate kamikaze.

“Ai i vullnetarëve është një problem i njëjtë për të gjitha vendet demokratike të zhvilluara”, -u shpreh pak ditë më parë gjenerali Salvatore Farina, në konferencën e tij të fundit për shtyp, si komandant i KFOR. Sigurisht, përqendrimi i terroristëve në Kosovë është i frikshëm. Dhe ka vënë në alarm edhe shërbimet sekrete, pasi një agjent i shërbimeve të Prishtinës u vra në Siri në fillim të vitit. Dhe gjithçka ndodh kur në vend operojnë rreth 5 mijë ushtarë të NATO-s.
Kështu, Ballakani vijon të prodhojë më shumë histori sesa mund të tresë, siç do të thoshtë Churchill. Në Shqipëri, ku ndodhen 60 xhihadistë të identifikuar, u arrestuan 2 imamë në Tiranë për nxitje të terrorizmit si dhe 6 xhihaditë të tjerë, të cilët u kthyen nga Siria për t’u mjekuar nga plagët.
Nga zonat serbe me shumicë myslimane besohet se janë nisur dhjetëra luftëtarë. Më e rrezikshme situata është në Bosnje, ku sipas shërbimeve sekrete besohet të jenë rreth 3 mijë radikalë islamikë të gatshëm për të ndërmarrë aksione. Sarajeva ka patur edhe kamikazin e saj në Irak: Emrah Fojnica, 23 vjeç, i përfshirë në sulmin kundër ambasadës amerikane në vitin 2011.
Tani, kur në fakt duket si vonë, policia po kalon në sitë qindra Organizata Joqeveritare islamike, të shpërndara nëpër Ballkan që prej luftës në ish -Jugosllavi. Shumica janë saudite, që iu bashkuan krahut humanitar për ndërtimin nje morie xhamisht të reja, në të cilat do të predikohej Islami më radikal i frymëzimit wahabit, si një thirrje për martirizim. Një penetrim i heshtur, veçanërisht i lejuar nga një miks faktorësh: institucione të dobëta, situatë politike e paqëndrueshme, korrupsion, papunësi e lartë.
Shumë xhihadistë kanë marrë edhe familjet me vete në frontin e luftës. Siç ka bërë boshnjaku Ismar Mesinovic, që mori me vete edhe djalin e tij 3 -vjeçar, për të cilim nuk dihet tashmë asgjë, pas vrasjes së të atit. Apo si kosovari Arben Zena, që mori edhe djalin e tij, Erionin, 8 vjeç. /Espresso

Shkrimi i L’espresso si pa gje te keq merret dhe vendoset ne faqet e shtypit tona pa i bere shikimin me te vogel por … rendje pas skupit. Autori italian si burim per informacionet e veta permend Beogradin dhe fatkeqesisht shkrimet e gazetareve shqiptare me marrinat e tyre “per xhihadiste”. Shihni pak numrin 300-400 vete te xhihadisteve nga Kosova qe permend autori. Ku i mori keto te dhena?! Ju kujtoj gazetareve/redaktoreve se L’Espresso specifikisht ka qene kunder nderhyrjes se NATO-s ne Kosove. Burimet e rezervuara te autorit vijne nga Beogradi i cili nuk resht se perserituri per rrezikun islamik shqiptar. te nderuar gazetare eshte koha qe ne ceshtje kombetare te jeni serioz ne punen tuaj.
Qe jeni te tille tregon vetem kjo fotografi e ktij kasapi njerzish, e me tutje djegja e , kishave ortodokse serbe ne kosove,,! Kto jan fakte qe ju jeni teper te radikalizuar me islamin! Sa per kundershtimet ndaj nato s mbi kosoven italia ka pas ne krye nje qeveri komuniste qe ne programin e saj ka pas si prioritet zgjidhje ne menyr paqesore e jo luftes! Kjo e fundit i ka interesuar amerikanve, per te aritur ate qe ata kan synuar ne ballkan, ngritjen e gardheve te reja te primitivitetit te mesjetes, se keshtu me intereson mua,!