Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që 9 imamët e akuzuar për rekrutim të personave për në luftën e Sirisë të dënohen me 152 vite burg.
Prokuroria thotë se disponon prova të mjaftueshme se të pandehurit, kryesisht në vitin 2013, kanë bindur dhe dërguar në Siri qytetarë të ndryshëm Shqiptarë, me qëllim bashkimin e tyre me grupet radikale të armatosura që veprojnë në atë zonë.
Të pandehurit akuzohen për “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”; “Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.
Pretenca për të pandehurit:
Genc Balla të dënohet me 20 vjet burgim
Gert Pashai të dënohet me 20 vjet burgim
Bujar Hysa të dënohet me 20 vjet burgim
Erjon Reçi të dënohet me 15 vjet burgim
Verdi Morava të dënohet me 15 vjet burgim
Astrit Tola të dënohet me 15 vjet burgim
Edmond Balla të dënohet me 15 vjet burgim
Fadil Muslimani të dënohet me 15 vjet burgim
Zeqir Ymeri të dënohet me 17 vjet burgim
I pandehuri i Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Gjyqi ndaj tyre u ndërpre disa herë për shkak të tensionit në seancë, teksa të pandehurit e akuzuan prokuroren si mashtruese.
Njëri prej tyre, Fadil Myslimani i njohur jo pak për deklarata të forta, tha se tha se nuk është vepër kriminale ajo që kishin bërë. “Së shpejti do vijë edhe radha e juaj, është xhihad, jo vepër kriminale”, tha ai në seancë.
