Xhihadisti i penduar që bashkëpunoi me CIA-n

Ornela

Në shtëpinë e xhihadit, portat hyrëse ruhen me kujdes të madh. Organizatat terroriste marrin njëmijë e një masa parandaluese kundër të infiltruarve, që nga pyetësorët e gjatë për anëtarët potencial deri tek ekzekutimet publike të të dyshuarve për bashkëpunim me armikun. Prandaj rasti i Morten Storm, paraqet një dritare të rrallë në bërthamën hermetike të terrorizmit islamik.

Ky danez 39 vjeç u konvertua në islamik në vendin e tij në vitin 1997, ai u radikalizua në Jemen dhe në Londër, u zhyt në qarqet radikale dhe fitoi besimin e predikuesit amerikano-jemenas Anwar Al Aulaki, një nga ideologët kryesorë të Al Kaedës dhe frymëzues i disa prej autorëve të sulmeve të fundit. Një ditë në vitin 2007, besimi i tij u shpërbë aq shpejt sa dhe ishte krijuar. I

telefonoi një agjenti të shërbimeve daneze të inteligjencës dhe në takimin mes tyre kërkoi një sanduiç me proshutë derri dhe një birrë për të vërtetuar braktisjen e Islamit. Ky ishte fillimi i bashkëpunimit me shërbimet sekrete të tre vendeve (Shtetet e Bashkuara, Britani e Madhe dhe Danimarkë) ku ka marrë pjesë në mënyrë të tërthortë në vrasjen e Al Aulakit, i vrarë nga një raketë amerikane në vitin 2011. Por pasi u ndje i mashtruar nga shërbimet e inteligjencës, Storm tregoi historinë e tij në një gazetë dhe u tërhoq që të ruante një profil të ulët, të jetonte në fshehtësi për shkak të kërcënimeve të miqve të vjetër nga radhët e xhihadistëve.  Historia e tij mund të ishte bërë një film, por për momentin ka vetëm një libër, “Jeta ime brenda Al Kaeda-s dhe CIA-s”, që danezi e shkroi me ndihmën e gazetarit Tim Lister dhe analistit të organizatave terroriste Paul Cruickshank.

Për shkak të eksperiencës, në fillim si ndjekës i Islamit dhe më pas si spiun i CIA-s, Storm jep  profilin e islamikëve më të dhunshëm: “Janë idealistë që kanë varësi ndaj islamit. Më shumë se ekstremistë janë fundamentalistë, të cilët besojnë në Kuran dhe Hadithet fjalë për fjalë. Kauza e tyre nuk është vrasja e të pafeve, por ndjejnë se duhet t’i vrasin për të vendosur Islamin, që është objektivi kryesor”, shpjegon ai. Ai është në gjendje të shpjegojë përse sot ka shumë të rinj perëndimorë që udhëtojnë drejt Sirisë apo Irakut për t’iu bashkuar grupeve xhihadiste.

“Kur dikush në Europë konvertohet në islamik, një prej arsyeve më të mëdha është mungesa e identitet kulturor dhe fetar. Në veri të Europës, rrjeti social dhe familjar nuk është shumë i fortë dhe islami tërheq njerëzit sepse i jep stabilitet social dhe mundësinë për të qenë pjesë e një familje të madhe. Në Europë e kemi humbur identitetin tonë: jemi shndërruar në amerikanë, në kapitalistë në sipërfaqësorë. Mungesa e një kulture i çon shumë njerëz të shndërrohen në islam. Shumica e të konvertuarve që kam njohur kishin pasur një fëmijëri të vështirë. Islami u dha një sistem, një mënyrë jetese. Është një mënyrë e shpejtë drejt parajsës”, thotë ai.

Ky ishte dhe rasti i tij: një baba i alkoolizuar, i cili u largua nga shtëpia kur ishte katër vjeç, një njerk që e keqtrajtonte dhe një adoleshencë të mbushur me dhunë dhe kontrabandist. “Në fillim islami më dha paqen që kërkoja, por më vonë, kur u bëra një fundamentalist, fillova të isha personi nga i cili po përpiqesha të shpëtoja. U mbusha me urrejtje, u bëra jo tolerant, i ashpër”, kujton ai.

Askush nuk dyshoi tek ai kur filloi të mbledhë informacione në xhamitë që frekuentonte në Angli, ose në udhëtimet në Jemen. Pjesa më e vështirë, tregon ai ishte të dalloje se kush kishte thjesht ide radikale nga ai që përgatiste një sulm. “Duhet t’i shohësh njerëzit në sy dhe të jesh në gjendje të gjykosh: ky person po e thotë këtë vetëm për t’u mburrur, apo realisht është një terrorist që do të vrasë shumë njerëz? Është një përgjegjësi e madhe, sepse mund të gabosh dhe të shkatërrosh jetën e dikujt”, thotë ai. /DITA

Share This Article
1 Comment
  • Vetem nje jete pa familje , moral e ndjenja njerzore mundet te konvertohet ne besimin e Xhihadit islamik rasti dhe refimi duket eshte shume bindes . veshtire eshte te behesh i mire jo kriminel ,kafshe , kellire .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *