Xhihadistja 18-vjeçare: Dua kokën e David Cameron

redaktor

Një xhihadiste britanike, e cila është vetëm 18 vjeç, ka kërcënuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron.

Ajo ka shkruar se do kokën e Cameron.

Mendohet se 18-vjeçarja ndodhet në verilindje të Sirisë.

Vajza e re ka dënuar gjithashtu planet e Cameron, për të penguar britanikët që kanë shkuar të luftojnë në Siri, të kthehen sërish në Britani.

Unë vertëtë mund të jem vetëm 18 vjeç, por unë e di që ardhja në Siri është vendimi i duhur. Qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar zvogëlon islamin”, thotë ajo.

Ajo ka publikuar nw rrjetet sociale edhe disa foto e veshur me nikab dhe mbi supe ka një armë gjahu.

Thirrja e 18-vjeçares vjen në kohën kur Britania e Madhe po alarmohet nga numri në rritje i të rinjve dhe të rejave të cilët shkojnë të luftojnë për xhihad në Siri, duke braktisur edhe familjet e tyre.

Por megjithatë Daily Mail raporton se ka dhe nga ata që janë mërzitur pse kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe kërkojnë të kthehen pas.

Mësohet se deri tani, 30 xhihadistë britanikë kanë kërkuar që të rikthehen në atdhe.

Por, tashmë kjo do të jetë e vështirë, pasi Britania pritet që të mos lejojë asnjë britanik që ka shkuar të luftojë në Siri krah ISIS, të kthehet në atdhe.

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *