Xhiro me mbi 8 mln lekë? Tatimet sqarojnë për taksat që duhet të paguani

Ornela

Drejtoria e Tatimeve publikon një njoftim të rëndësishëm lidhur me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve, në këtë rast “Person fizik me xhiro mbi 8 milion lekë”.

Si pjesë e platformës së informimit, Drejtoria e Tatimeve sqaron se:

Person Fizik quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.  Personi fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë Lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin, si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore).

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë Lekë, videoja e publikuar në faqen zyrtare udhëzon:

Duhet të regjistrohesh në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ( QKB) si person fizik, në sportelet e QKB-së, në sportelet e ADISA, ose në platformën elektronike e-albania. Pas regjistrimit, duhet të plotësosh formularin, të marrësh certifikatën e regjistrimit, dhe dokumentin unik të identifikimit ( NIPT). Për hapat e tjerë shihni videon sqaruese.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *