Xhokoviç triumfon në “Grand Slam”, në Australi. Tenisti me famë botërore mposhti rivalin Andi Murrei në finalen e zhvilluar në Melburn. Xhokoviç humbi në setin e parë, por dominoi gjatë tre seteve të tjerë. Tenisti serb ka fituar në karrierën e tij tenistike gjashtë “Grand Slam”, katër herë “Australian Open”, nga një herë në “US Open” dhe “Wimbledon”, ndërsa në “Roland Garros” ka mbërritur deri në finale. Këto fitore i kanë dhënë tenistit një pasuri prej 45 milionë dollarësh, në formë shpërblimesh për rezultatet.