Në vitin 1859, kolonisti anglez Tomas Ostin lëshoi 24 lepujt e parë në fermën e tij në Australi, duke thënë “Sjellja e disa lepujve këtu mund të bëjë pak dëme, dhe mund të më ofrojë një atmosferë më pranë shtëpisë”. Në fakt deri në vitin 1920, popullata e lepujve në Australi arriti në 10 miliardë.
Gjatë kohës së tij si kongresmen, dhe më vonë presidenti i SHBA-së Xhon F.Kenedi i dhuroi të gjitha pagat e tij për bamirësi.
Interpretimi i aktori amerikan Samuelit L.Xhekson në filmin “Ethet e Xhunglës”, u vlerësua aq shumë saqë Festivali i Filmit në Kanë në vitin 1991, krijoi një çmim të veçantë vetëm për të:atë të “aktorit më të mirë mbështetës”.
Në vitin 1923, një vrapues i garave me kuaj i quajtur Frenk Hajes pësoi një sulm vdekjeprurës në zemër, dhe vdiq në mes të garës. Trupi i tij mbeti në kalë, dhe ai e kaloi vijën e finishit në vendin e parë. Ironikisht, sa ishte gjallë Hajes nuk kishte fituar dot asnjë garë.
Kevin Mitnik, ishte një haker kaq i rrezikshëm, saqë besohet se ai u vendos nga autoritetet amerikane në izolim, për shkak të frikës se mund të “shkaktonte një luftë termonukleare, vetëm duke i rënë ziles në një kabinë telefonike”.
Gjatë Revolucionit Amerikan, shumë ushtarë amerikanë të pa trajnuar, i përdornin bajonetat vetëm për të pjekur mish mbi zjarr, në vend që t’i përdorin ato për luftime nga afër. Pasi u trajnuan për përdorimin e bajonetave nga një gjeneral prusian, ushtria amerikane qe në gjendje të fitonte edhe një betejë të tërë, pa asnjë të shtënë.
Ushtria skoceze u përpoq të përfitonte nga Epidemia e Murtajës në Angli, për ta pushtuar këtë të fundit, por u prek vetë nga kjo sëmundje e rëndë duke e çuar në Skoci, dhe vrarë gjysmën e popullsisë vendase.
Aleanca diplomatike më e vjetër dhe e pandërprerë në botë, është ajo midis Anglisë dhe Portugalisë, që daton që në vitin 1373.
Racionimi intensiv i ushqimit në Angli gjatë Luftës së Dytë Botërore, reduktoi në fakt vdekshmërinë foshnjore, duke garantuar bukë për të gjithë. /Bota.al
l.h/ dita

po pse duhet te “sillen” keshtu presidendet ose kryeministrat miliarder?????
..a nuk mund te bejne me pak “perpjekje” ne luften e babezitur, per t’u pasuruar ?
apo s’ka ligj per te frenuar, pasurimin e tejskajshem te individit ne …kapitalizem (ne fakt me kushtetute quhet ekonomi e tregut te lire) ????
…ka ligj, fare thjeshte; nje takse progresive deri ne masataren e gdp-se . dhe…ndarjen e bisnesit me punekerkuesit e papune . dhe…sekuestrimin e mbivleres sa t’i teket shtetit dhe….dhe bllokim dhe shtetezim, te te gjithe biznesit…monopol…
..ps: se mos thote njeri; epo, eshte i “zoti”; se e quajta budalla dhe kriminel..
Ndije zot shpirtin atje ku ka rene.
Ishte president i zgjuar dhe diplomat i madh,por ashtu si billi jone,nuk te falte per nocke dhe per ti vjedhur zgjedhjet Niksonit,me shpirtra te vdekur dhe njerez qe vini votonin nga dy here,sic e kam pare ne nje dokumentar amerikan.
Edhe Amerika po zgjohet.
Amen ere .Po asnje prej ketyre nuk e cpiku Chek-Upin,po ja lane ketij zarbos?