Xhorxh Bush vuan nga Alzajmeri?

anazapta

Ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush, vuan nga Alzajmeri. Kështu shkruan revista amerikane “Globe”, e cila thotë se u referohet miqve të afërt të çiftit Bush.

“Gjendja e tij është e trishtueshme dhe tragjike”, citon “Globe” një burim. “Ai e kalon ditën duke pikturuar veten lakuriq”, thotë burimi. Po sipas revistës “globe” as gjendja e babait të Bush, nuk është më e mirë. 88-vjeçari Bush Senior është përkeqësuar pas prekjes nga bonshiti kohët e fundit.

Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt. Revista “Globe” është njohur për shkrime të natyrës skandalistike në kopertinën e saj. Kohë më parë, në këtë revistë u publikua lajmi se Mishele Obama e tradhtonte të shoqin, madje ajo dilte natën nga Shtëpia e Bardhë për të takuar dikë tjetër.

Alzaimeri është një sëmundje nervore që prek moshat e thyera dhe ka të bëjë kryesisht me humbjen e kujtesës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *