“Xhungla” transferohet nga Shkoza në Kinostudio

redaktor

Gazetari Artan Hoxha largohet në News 24. Emisioni i tij ”Xhungël” do të transmetohet në një tjetër ekran, atë të “Channel One” pas blerjes nga pronarët e rinj.

Mësohet se Hoxhës i është bërë një ofertë më e mirë dhe nuk e ka menduar gjatë alternativën e ndry¬shimit të ambientit.

Emisioni “Xhungël” prej vitesh shfaqej në News 24 ndërsa kulmin e vet e ka pasur më 21 janar të vitit 2011 kur transmetoi pamjet e ekzekutimit në mes të bulevardit të katër demonstruesve nga garda e re¬publikës.

Në atë kohë Hoxha ishte një ndër gazetarët e paktë që i tregoi pamjet reale pasi shumica e televizioneve nisën të aludonin se kishim të bënim me një vrasje nga brenda turmës për të krijuar trazira.

Tashmë që “Xhungël” do të jetë në “Channel One”, nuk do të ketë ndryshim, as si orar dhe as si format.

Ai do të vijojë të jepet ditën e martë në mbrëmje, ndërsa do të ketë në fokus investigime të gazetarit.

Rubrika “FACEBOOK SPY” çdo fundjavë në DITA

Share This Article
9 Comments
  • Ky Artan Hoxha gezon tere respektin tone te te vertetave sa jemi ! Eshte edhe djale trim, edhe kembengules, edhe investigues edhe i ndershem. I ngjan Ad Thanos, por eshte pak me i shendoshe.

  • Urime Tani? Ju pashë mbrëmë te “channel one”ku flisnit per vjedhjen dhe sigurinë në bankën qëndrore? Mbase je me mirë ekonomikisht te “ch..one” por kam frikën se nuk kapet në të gjithë territorin. Në pogradec p.sh nuk kapej? Xhunglën tuaj duhet ta shohin te gjithë shqiptarët? Gjeni një zgjidhje për këtë? Tung,tan prishta!

  • Me vjen mire per Artan Hoxhen,sepse ka nje oferte me te mire ne “Ch…On”,por problemi eshte se nuk e ndjekin te gjithe…ne Elbasan nuk e shohim…Duhet te gjendet nje menyre qe te shihet nge te gjithe…Urime per Artanin…

  • me vjen mire qe TAN HOXHA u largua nga 24 news se e ka humbur vertetesine ky tv,ndersa sa per TANIN e meriton respektin dhe vleresimin per punen e tij

  • Me sa jam ne dijeni pronaret kane diskutuar mbi cmimin e shitjes dhe nuk e di nese kane firmosur kontraten e kalimit te pronesise. Sidoqofte besoj se nese bien dakord dhe kontrata firmoset, pronari i ri do te kete prioritet investimin ne antena per te perhapur sa me shume sinjalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *