Yee flet për herë të parë pas paktit Rama-Basha

DITA Online

 

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, ka folur për herë të parë për situatën politike në Shqipëri, që pas marrëveshjes Rama-Basha, e cila u ndërmjetësua nga vetë zyrtari i lartë amerikan.

Yee thotë se arritja e marrëveshjes mes dy partive të mëdha në Shqipëri është në të mirë të vendit.

Yee, në një intervistë për “European Western Balkans”, nënvizon se merita u takon politikanëve të këtyre vendeve.

Merita e vërtetë u takon liderëve të shteteve, të cilët ishin në gjendje të merrnin vendime të vështira, siç ishte në Maqedoni, ku presidenti Ivanov vendosi t’i japë mandatin koalicionit parlamentar i cili kishte shumicën dhe në këtë mënyrë mund të formohej qeveria. Apo opozita në Shqipëri, e cila mori një vendin të rëndësishëm duke ndryshuar pozicionin e saj dhe vendosi të marrë pjesë në zgjedhje të cilat u shtynë. Merita i takojnë dhe qeverisë, kryeministrit Rama, i cili u desh të gjente një zgjidhje fleksibël, të domosdoshme për të bindur opozitën që të kthehej”, deklaron Yee.

Yee është pyetur dhe për deklaratat për “Shqipërinë e Madhe”.

Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për “Shqipërinë e Madhe”, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor. Qëndrimi zyrtar dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri është për t’u integruar në Bashkimin Europian, të bashkohen me NATO-n kur është ë mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë”, ka thënë Yee.

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit është ndalur dhe tek ndikimet e Rusisë në Ballkanin perëndimor, ku ka kërkuar nga Serbia të jetë më e kujdesshme.

“Ne e kuptojmë historinë dhe lidhjen e gjatë mes Rusisë dhe Serbisë. Sigurisht ne nuk tentojmë të hyjmë mes Serbisë dhe Rusisë. Mesazhi jonë për Serbinë është që të jetë vigjilente dhe të kuptojë çfarë Rusia ka qëllim të bëjë dhe pse. Për shembull, do të krijojë të ashtuquajturën “qendër humanitare” në Nish. Unë mendoj se nuk është e qartë se çfarë Rusia do të bëjë dhe nuk mund t’ju them cila është strategjia e saj. Por ajo që shohim janë përpjekjet e fundit të Rusisë për të ndaluar vendet që të ndjekin strategjitë e tyre kombëtare, siç është integrimi në BE ose në NATO, ose thjesht të kenë burime të pavarura dhe të diversifikuara të energjisë”, ka shtuar Yee.

Share This Article
1 Comment
  • Sali Berisha juaj zoti Yee
    ka në ndërgjegjën e tij
    njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.

    Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht.

    Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran.

    Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin.
    .
    As ju zoti Yee nuk e keni ate te drejte.
    .
    Nuk besoj se ka kenaqsi me te madhe per Putinin qe salibisha eshte jashte dyerve te burgut dhe e shperfyteroi ate vend perfundimisht..dhe kete mundesi po ja jepni ju i nderuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *