Yee në Beograd: SHBA do të mbrojnë aleatët në Ballkan

Elton Tafaruci

Një zyrtar i lartë amerikan kërkoi vigjilencë ndaj politikave të Rusisë në Ballkanin e trazuar, ku Moska ka kërkuar të rrisë ndikimin e saj dhe të dëmtojë atë të Perëndimit.

Duke folur sot në kryeqytetin serb, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee tha se Shtetet e Bashkuara “do të mbrojnë dhe mbrojnë fuqishëm” interesat e tyre dhe ato të aleatëve.

Duke folur pas takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiç, Yee veçoi tentativën për grusht shteti në tetor në Mal të Zi, të organizuar nga Moska për të penguar anëtarësimin e vendit në NATO dhe politikën energjitike të Rusisë në rajon, ku disa vende mbështeten vetëm nga furnizimi me energji i Rusisë.

Yee shtoi se Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të nxisin reformat e nevojshme për t’u bashkuar me Bashkimin Europian pas luftërave në vitet 1990, që e dëmtuan zhvillimin ekonomik të rajonit.

Vuçiç, i cili më vonë do të udhëtonte në Bruksel për një takim të ndërmjetësuar nga BE me udhëheqësit e Ballkanit, tha se qëllimi kryesor në rajon është ruajtja e paqes dhe stabilitetit të fituar.

Share This Article
2 Comments
  • O te lumte ,zotit te sekretarit te shtetit , MIKU i shqiptareve .Kembane alarmi, le te jete per partite e PPSH qe e kane mendjen nga Rusi . Kete e di Amerika me mire se ne .Ka ardhur koha te mendohet dhe duhet ,politikane te rinj pro perendimore ,dhe do te jete kjo miqesi e perjeteshme me perendimin nga i gjithe populli i yne ….Jepini gaz vettingut . Ai do rregulloje cdo gje .Populli i mjere , do ju jete perjete mirenjohes ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *