Teksa kanë mbetur vetëm pak skuadra, për të plotësuar të 32 ekipet që do të marrin pjesë verën e ardhshme në Botërorin e Rusisë, ju sjellim disa prej mungesave të mëdha që për fat të keq nuk do kenë mundësi të jenë pjesë.
Porta nis me Jan Oblak, sllovenin e Atleticos së Madridt, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Valencia, Alaba, Blind e Virgin van Dijk.
Mesfusha është e tëra nga Bundesliga, me Keita e Vidal, përkatësisht në Leipzig dhe Bayern Munich. Në sulm renditen edhe mungesat më të mëdha, me Robben, Bale e Sanchez, treshja që rreshtohen pas sulmuesit të Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

