Zakonisht jemi mësuar që yjet e Hollywood -it, aktorët dhe personazhet e tjerë të famshëm t’i shohim me make – up dhe shumë të kuruar. Por nga ana tjetër nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë se si mund të duken pa makiazh.
Lady Gaga
Lady Gaga është një ndër personazhet që duket bukur dhe pa makiazh. Në skenë jemi mësuar ta shohim atë gjithnjë me një makiazh “të çmendur”, pasi Gaga preferon të shfaqet ndryshe çdoherë.
Selena Gomez
Selena është e embël me dhe pa make – up. Fiksimi më i madh për Selenën janë sytë, por nuk mbeten pas as buzët.
Fansat e Harry Poter e njohin më së miri Emma Watson. Fotot e saj pa makiazh mund të gjenden lehtësisht në internet. Ajo nuk ka nevojë për make – up, për të qenë tërheqëse në sytë e të tjerëve. Fansat e adhurojnë Watson për personalitetin që e karakterizon, si dhe për inteligjencën e saj.
Taylor Swift
Taylor Swift është një tjetër personazh i famshëm e cila duket absolutisht e bukur dhe pa make – up. Ajo ka vendosur që të realizojë disa foto pa makiazh dhe rezultatet ishin perfekte. Flokët e saj të bukur dhe fytyra e frekëst bëjnë të besosh që looku natyral është gjithnjë zgjedhja më e mirë.
Rihanna
Rihanna është një ndër yjet e famshëm të showbizit e cila duket tërheqëse dhe pa makiazh. Ekzistojnë shuma foto të saj në të cilat ajo shfaqet origjinale, apo thjesht me një shkëlqyes buzësh. Është bukur kur një femër e talentuar ngjan mahnitëse dhe seksi pa make – up.
Miley Cyrus
Miley Cyrus njihet për prezantimet e thjeshta në publik. Ajo nuk ka nevojë për makiazh që të duket tërheqëse. Thjeshtësia është mënyra më e mirë për të.
Mila Kunis
E keni parë ndonjëherë Mila Kunis pa makiazh? Nëse jo, ia ku e keni. Ajo është shembull shumë i mirë për të gjithë vajzat që preferojnë të jenë të thjeshta dhe natyrale.
Kate Bosworth është e njohur si modele amerikane. Përveç si modele ajo njihet gjithashtu dhe si aktore dhe këngëtare. Bosworth ka dhënë mjaftueshëm prova për të treguar se sa e zonja është. Në fund të të gjithava Kate është një vajzë shumë e ëmbël e cila di të kujdeset më së miri për pamjen e saj dhe kur nuk përdor make – up.









cdo njeri duket bukur natyral dhe nuk i iken kurre bukuria . . . . .. . 🙂 🙂 🙂 🙂 🙂 🙂