Përdhunoi në grup shqiptaren, Robinho dënohet me 9 vite burg

Ornela

Ish-sulmuesi i Milanit, Robson de Souza Santos, i njohur në botën e futbollit si Robinho, është dënuar nga Gjykata e Milanos me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup ndaj një 22 vjeçareje shqiptare.

Ngjarja për të cilën është dënuar Robinho ka ndodhur në një diskotekë në Milano në 2013-ën.

Sipas hetimeve, braziliani që në atë kohë luante për kuqezinjtë, e sot për Atletico Mineir, ka abuzuar ndaj shqiptares bashkë me 5 persona të tjerë.

Mbi bazën e hetimeve prokurori i Milanos, Stefano Ammendol ka kërkuar arrestimin e brazilianit. Shqiptarja, në atë kohë 22 vjeçe, shkruan Sportmediaset, e ka njohur brazilianin në një restorant, e pasi e ka shoqëruar deri në shtëpi Robinho është rikthyer me disa miq për një takim të radhës në një diskotekë.

Pikërisht këtu edhe ka degjeneruar situata, sipas provave të paraqitura në Gjykatë, ku Robinho ka abuzuar seksualisht bashkë me miqtë e tij. Në përfundim të çështjes gjyqësore, gjykatësja Mariolina Panasiti e ka dënuar me 9 vite burg.

Për të njëjtën akuzë, Robinho u arrestuar në 2009 kur luante për Manchester City, por u liruar pasi çështja u mbyll.

Share This Article
4 Comments
  • Nje futbollist ka perdhunuar nje femer, nuk ka rendesi te permendesh nacionalitetin e femres se eshte i panevojshem Ajo nuk eshte famoze nuk njihet dhe ska pse te njihet, lojtari po ! Si ka mundesi , ju doni te beni te famshme origjinen e femres ? Ka rendesi kjo ?

      • Pse ta cenzuroi Gazeta kete fakt ? Per lexuesin shqiptar esht relevant ky lajm i dhimshem e tragjik me shprese qe dhunuesit ta mbajn denimin e plot . I deshiroj viktimes arritjen e normalitetit te jetes qe kishte me pare.

  • Njeriu shkon Emigrant,ka nje hall,ka nje Problem,kerkon nje jete me te mire! Por hallin ,problemin,nuk mund ta largoje,por mund ta permisoje!Kush neglizhon kto qeshtje,nuk mendon shum,sepse edhe mendimi,eshte nje diqka,qe te jep rrugzgjidhje.Pra permiresimi,i problemit,eshte nje gjest per tu pershendetur.Pra Ju(Ti),shkon Emigrant,kjo don te thote,zbatim i Ligjit,zbatim,i Kushtetutes,sepse Kushtetuta,ka shkruar Ligjet,dhe shumica e Njerezve,nuk lexojn midis rrjeshtave,por lexojne qka eshte shkruar,dhe ne Kushtetute eshte shkruar Ligji,dhe po e zbatove ligjin,ne Shtepi,ne Shoqeri,ne fabrike,Shteti eshte i detyruar te mbroje! Dhe, Ai Shtet,qe ne ksi rastesh,nuk te mbron,eshte i destinuar te deshtoje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *