“Ylli i Mëngjesit vjen në Tiranë”, Rama publikon videon, ja ç’njofton

Ornela

Me pamjet e përgatitjeve te fundit te muzeut special, Rama ka uruar gjithë ndjekësit e tij për një dite te mbare.

“MIRËMËNGJES ? dhe ju uroj një ditë të mbarë me përgatitjet e fundit për ta bërë të ndriçojë siç duhet Yllin e Mëngjesit, i cili, pasi mori rrugëtimin e tij fantastik më 28 nëntor në Vlorë, do të qëndrojë në Tiranë gjatë tre ditëve të jubileut të Gjergj Kastriotit Skënderbeut”- shkruan Rama.

Kështu është konceptuar itinerari muzeal “Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”, një labirint ndërveprues imazhesh të Skënderbeut dhe artefaktesh autentike pjesërisht te pashfaqur me pare, që nga nesër pritet të çelet në Tiranë, në hollin e Pallatit të Kongreseve, si pike kulmore e 550 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Është një koncept i ri muzeal që synon të përfshijë vizitorët aq sa të krijojnë perceptimin e tyre mbi imazhin e Skënderbeut.

Muzeu do të mund të vizitohet falas nga vizitorët, prej ditës së nesërme, ora 19.30 me 22.00 të mbrëmjes si dhe të mërkurën e të enjten, nga ora 10.00 me 22.00 të mbrëmjes.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *