Mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen, ka pranuar se nuk janë të shumtë lojtarët që do të ishin në gjendje t’i thonin jo Barcelona-s. Lojtari i kombëtares së Danimarkës ka gjetur një moment interesant për të bërë një deklaratë të tillë, duke parë se kohët e fundit kanë qarkulluar zëra për një interesimk të katalanasve ndaj tij.
Gjatë një interviste të dhënë për “FourFourTëo”, ai ka bërë të ditur se do ta kishte të vështirë t’i rezistonte tundimit për t’u transferuar në “Camp Nou”.
“Kam qenë atje në të kaluarën (në provë, kur ka qenë adoleshent), por gjërat nuk shkuan mirë. Hapi im i parë në futboll nuk duhej të ishte te një klub i madh. E dija se duke luajtur në Holandë do të kisha më shumë mundësi për t’u zhvilluar. Më pas erdhi oferta nga Ajaxi dhe ishte zgjidhja e duhur”, ka thënë Eriksen.
“Barcelona është një klub fantastik dhe unë nuk mendoj se janë të shumtë lojtarët që do të ishin në gjendje t’i thonin jo. Gjithsesi, deri në momentin që nuk do të ketë diçka konkrete unë nuk mund të them asgjë”.
