Luka Modric nuk do të mund të luajë të dielën në ndeshjen ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet të dielën në Camp Nou për Superkupën e Spanjës.
Modric nuk do të luajë pasi në vitin 2014, në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit, ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Ndeshja kundër Atletico Madridit ishte e fundit e Realit në këtë kompeticion.
Modric do të mund të luajë në ndeshjen e kthimit e cila luhet me 16 gusht në ‘Santiago Bernabeu’.
dh.th
