Ylli i rrokut pëson infarkt në skenë

Elton Tafaruci

Meat Loaf është rrëzuar në skenë gjatë një performance në një koncert në Kanada mbrëmjen e së enjtes, pak ditë pasi ai e kishte anuluar një koncert pas problemeve me gjendjen shëndetësore.

Këngëtari i famshëm nga Teksasi, emri i vërtetë i të cilit është Michael Lee Aday, ishte në mes të këngës “I’d Do Anything For Love” në “Jubilee Auditorium” të Edmontonit, kur u rrëzua papritur.

Punonjësit e sigurisë dhe fansat e shqetësuar, u afruan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë yllit 68-vjeçar të rrokut, i cili u dërgua me urgjencë në spital dhe deri tani nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore. Ai vuan nga zemra dhe dyshohet për një infarkt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *