Ylli Manjani: Janë identifikuar të paktën 35 gjyqtarë të korruptuar

Elton Tafaruci
Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve./r/n/r/nMinister of Justice, Ylli Manjani, speaks during a session of Legal Issues, Puplic Administration and Human Rights Parliamentary Committee.

Ylli Manjani shpreson ende se këtë vit do të miratohet reforma në gjyqësor për të luftuar korrupsionin”.

Me këtë fjali e nis gazeta Wiener Zeitung e Austrisë një intervistë me ministrin tonë të Drejtësisë, Ylli Manjani.

I pyetur se sa gjyqtarë janë të korruptuar, ai thotë se mund t’i nxjerrë me lehtësi emra te disa prej tyre.

“Shumë lehtë mund të identifikojnë 35 gjyqtarë nga 300. Ne duhet që fillimisht të pastrojmë shtëpinë tonë dhe të ofrojmë shpresën për të ardhmen”, thotë Manjani.

Ai gjithashtu shprehet i bindur se në Parlament mund të sigurohet shumica e mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën, raporton Panorama.

Jam i bindur. Qëllimi është që të miratohet para vetës. Opozita duhet të mendojë se kjo nuk është vetëm kërkesë e BE-së, por edhe presion i shoqërisë.

Për shkak se shqiptarët dëshirojnë një reformë gjyqësore. Ne shpresojmë se mund të bindim Komisionin Evropian që të rekomandojë nisjen e negociatave, por nuk mendoj se kjo do të ratifikohet nga shtetet anëtare të BE-së.

Ka shumë skepticizëm. Ka kritika dhe vërejtje që vijnë nga Britania e Madhe, Holanda dhe Gjermania.

I vetmi vend që na ka mbështetur gjithmonë është Austria”.

Share This Article
6 Comments
  • Ata 35 Qyqare,nuk do jene pjese e MAFIES,duhet gjak i rri,leke shume,se krizen nuk e duron dot Mona,Likja,e Edushi.

  • Zoti Manjani,
    Qendroni fort .Deshiroj te lini gjurme te pashlyeshme ne sistemin e Drejtesise.Kam besim se nuk do te rreshtni se luftuari deri ne realizimin e nje Drejtesie qe e do i gjithe Populli

    • Patjeter ,, po menjani ka emerin the urdherat dhe drejtesine e kontrollon meta ,, ai Eshte vetem zagari I ilirit dhe mones te kurves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *