Ylli Manjani reagon për arrestimin e zv/drejtorit të Burgjeve

Dita

Përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp,  ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thekson se institucioni që ai drejton ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zv/drejtorit të arrestuar, Iljaz Labi.

Madje në njoftim thuhet se Drejtoria e Burgjeve kishte kohë që kishte nisur procedurat për largimin e Labit nga shërbimi civil.

Po kështu, Manjani thotë se Labi tashmë duhet të përballet si qytetar i thjeshtë me drejtësinë. “T’i provojë akuzat ndaj tij para drejtësisë si qytetar i çliruar nga funksionet publike”, thotë ministri.

Share This Article
5 Comments
  • Ky kacurrelesi flet si “kofini pas te vjelit”, pasi e arrestojne hajdutin e LSI ky eshte “dakort” por ata kishin nisur proceduara e shkarkimit te Iljaz Labit (edhe Iljaz edhe LAB sikur nuk shkojne)…. ironi pa fund.
    Zoti kacurrels qe po e ben me kacurrel Drejtesine nga sa e la mediokri (budallai) i Berarit, idioti Nasip Naco.

  • Shqiptare ne se doni prototipin e nje megallomani uni-
    versaj ja ku e keni ne fotografi ! A nuk ju duket sikur ka
    globin e drejtesise ne duart e tij ??? O zot cfare specie
    e vecante jane shqiptaret kur vishen me pushtet ?! , …

  • Opinion
    Iljaz Labi, të të “djegë” LSI-a për… korrupsion!
    Nga THANAS MUSTAQI
    Arrestimi i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të burgjeve, njërit prej figurave të LSI-së, Iljaz Labi, ka shkaktuar bujë, por edhe njëfarë habie për mënyrën se si lau duart ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Në selinë e LSI-së në Durrës kjo shihet si një luftë klanesh në Tiranë për të shmangur kontribuuesit realë në shndërrimin spektakolar të Durrësit, nga një bastion të së djathtës në një rezervat votash si për PS-në ashtu dhe për LSI-në. Madje, mungesa e Labit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në të cilat Lefter Koka ka parashikuar që LSi-a do të jetë forcë e parë, do të komprometojë seriozisht këtë objektiv.
    Në gjysmën e parë të viteve 1990, kur PS-ja në Durrës nuk dinte ku kishte kokën, fresshistët vëllezër gjirokastritë Iljaz dhe Melsi Labi (aktualisht drejtor i Muzeut Historik Kombëtar), bashkë me një grup të rinjsh të majtë, me gjithë represionin e pushtetit, arritën të ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e partisë. Me nxitjen e mentorit të tij, Spartak Braho, Labi kaloi në LSI, ku punoi fort në ngritjen e strukturave të saj dhe u bë krahu i djathtë i Lefter Kokës. Labi u zgjodh sekretar politik i LSI-së i qarkut të Durrësit dhe ishte i dyti, pas Kokës, në listën për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.
    Por nisur nga opinioni i përgjithshëm për partinë e Ilir Metës si parti hajdutësh, korrupsioni në tenderë ushqimesh mund t’i bëjë të besueshme akuzat ndaj Labit dhe duhet të presim verifikimin e tyre. Gjithsesi, para Labit ka të tjerë si në LSI, PS, PD, PDIU etj. që mund të kenë bërë kërdi me tenderë. Kështu “djegia” e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të burgjeve mund të jetë një “kokë turku” në lojërat që bëhen në kupolën e LSI-së për të shmangur peshqit e mëdhenj nga ndëshkimi i reformës në drejtësi.

  • LSI, kanceri i shtetit shqiptar! Domosdoshmerisht te kerkohet qe keta bandite, me ne krye kryetarin e tyre, te perfundojne pas hekurave! Rruge tjeter nuk ka!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *