Ylli ndërpret debatin mbi luftën për jetë a vdekje me borxhlinjtë

anazapta

Filluam nga puna si zakonisht. Doktori i zhytur në botën e tij dhe ne të tre duke gërmuar lajme!

Doktor, – e pyeta unë, po ti gjen ndonjë lajm vetë apo…
-Është e pamundur Hysni, sepse mua më duket sikur të gjitha këto që po bëjmë sot kanë ndodhur më parë. Ndaj u mora juve!
-Këta Rilindasit kan çuar lekë nga xhepat e dhe po rregullojnë Kryeminstrinë, – u hodha unë, – ti doktor nuk ke lënë gjë pa bërë po këtë nuk e ke bërë asnjëherë. Ti nuk të jep një kafe të zezë e jo të nxjerrësh lekë nga xhepi për punë të tilla!
-Ky është lajm interesant Hysni, pa tender e kanë bërë?
-Po çfarë lesh tenderi, ata i kanë lekët e tyre!
-Po ku i gjetën xhanëm, se këta kanë qenë në opozitë?
-Ore po nga kursimet e rrogës i kanë. – , ia ktheva unë.
-Po mirë,-  u hodh Kaçi, -nëse punimet  nuk janë me cilësi kujt do i ankohen këta?
-Asnjërit , – ia prita unë.
-Po duhet pyetur edhe opozita ,-  ndërhyri Doktori  , se kur të vijmë ne në pushtet nëse nuk na pëlqen do e prishim përsëri dhe do e bëjmë sipas shijeve tona.
-Me lekët e tua o Doktor?, – u hodha unë.
-Pse kam shkalluar unë? Korrupsion me lekët e mia do bëj?! Ne do i bëjmë me lekët e shtetit dhe me tender që mos të ketë asnjë mundësi për të abuzuar.
-Shumë mirë  Doktor. Hë Hysni?
-Ore do japi rezultat kjo lloj opozite që ke menduar këtë herë?
-Patjetër Hysni, jemi në moshën e internetit, aq mendime me vlerë sa gjen tani on -line nuk i gjeje dot sikur të gjithë më të zgjuarit e botës të bëje bashkë para 30 viteve.
-Po çfarë lesh idesh o Doktor, këtu mbas një lajmi shkruajnë 120 veta, nga këta 5 veta thonë ndonjë gjë dhe 115 të shajnë ty…
-Edhe kjo ka rëndësinë e saj Hysni se na ndihmon të krijojmë një ide si janë raportet në shoqëri. Hë o Kaço ke gjetur gjë?,- ndërroi muhabet Doktori.
-Edi Rama ka thënë do bëjmë luftë për jetë a vdekje me ata qe nuk paguajnë faturat e dritave.
-Kjo është shumë e rëndë, – u gëzua Doktori.
-Me këtë që ka ndodhur,- u hodh Kaçi,  nuk e marrim statusin e vendit kandidat për në Evropë.
-Jo statusin që se marrim, por unë mendoj se do na dënojnë me përjashtim, – u talla unë.
-Boll se na hoqët vëmendjen, – ulërin Ylli.
-Gjete ndonjë lajm interesant ti Ylli?
-Kanë bërë një stadium që ka formën e vaginës dhe leshi rreth e rrotull do jenë tifozët, – u përgjigj Ylli, pa e ngritur kokën nga kompjuteri i tij.
-Ne u vërvitëm te kompjuteri i Yllit dhe i bërtitëm te tre njëzëri: Batakçi! Kurvar! Me këto do bëjmë opozitë ne?!
-Ah ç’më çani b… , – u përgjigj Ylli. Sikur i nxjerr unë këto, unë po ua tregoj.
-E dimë që nuk i nxjerr ti po si ka mundësi që ti i gjurmon?!
-Atje me çon instikti, – u përgjigj Ylli.
-Hajt boll, – bërtiti Doktori, shiko na gjej ndonjë lajm të hairit.
-Po më pëlqen kjo lloj opozite o Doktor, – u hodh Kaçi.
-Edhe mua gjithashtu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *