Ylli: Rama punon me të njëjtin ritëm si dikur kryebashkiak, 18 orë në ditë

anazapta

Deputeti socialist, Fidel Ylli, thotë se Rama si kryeministër punon me të njëjtin ritëm si dikur kryetar bashkie. Në një intervistë për Panoramën, Ylli thotë se Rama punon 18 orë në ditë dhe është shumë kërkues.

‘‘Nuk mund të paragjykoj njeri, unë them se ministrat janë nën një presion të vazhdueshëm. Nuk është e lehtë të punosh me Kryeministrin Rama, i cili nuk ka një orar pune që e fillon në këtë orë dhe mbaron në atë orë. Ai punon si në Bashkinë e Tiranës, punon 18 orë në ditë, dhe unë e kuptoj që të punosh me të, do të jesh në një over stres, është totalisht jashtë atij funksioni që administrata punon me orare fikse. Me Ramën nuk ka orare, por ka vetëm punë dhe kërkohen reforma”, shprehet Ylli.

Më tej, deputeti socialist shprehet se qeveria është në trendin e duhur. Ai i kërkon kreut të saj të ruajë qetësinë dhe të mos bjerë në kurthin e provokimeve të opozitës.

“Është në trendin e duhur, janë në një sintoni edhe me ministrat e LSI, këta po punojnë. Por unë jam për tolerancë edhe në debatet që bëhen në Parlament, toleranca është virtyt i njerëzve të mençur. Ne duhet të tregohemi jo agresivë, nuk duhet të provokojmë. Kryeministri duhet të jetë në atë qetësinë e tij për të drejtuar vendin sepse e votuan 1 milion shqiptarë dhe është qeveri për të gjithë shqiptarët. Opozita është shumë agresive dhe provokuese dhe ne s’duhet të biem pre e provokimeve të saj. Duhet një bashkëpunim institucional me opozitë. Disa reforma duhen bërë të përbashkëta, duke pritur deri në minutën e fundit, siç janë bërë disa vendimmarrje në Shqipëri në të gjithë këto vite, siç ishte dhe zgjedhja e Presidentit”, shprehet deputeti Fidel Ylli.

Share This Article
22 Comments
    • E vertete eshte e gjitha cka ka thene Ylli. Puna e Rames po pasqyrohet ne realitet dhe kete e tregojne rezultatet e mira qe po nxjerr .

      Se di si muna ta quani servilizem kur ne fakt eshte vetem mbeshtetje e mirefillte dhe e shendoshe ndaj kryeministrit te vendit

      • Me pelqen pamase kjo lloj harmonie qe PS ka brenda saj. Punojne si nje ekip dhe kane dhene rezultate fantastike.

        Pergezime

        • Vlere e shtuar per shoqerine shqiptare eshte Fidel Ylli. E papare puna e rames. Eshte njeri i thjeshte dhe punetor,

          Si rezulat kemi reforma qe po ndermerren e po i japin nje tjeter fytyre vendit

          • Dallimi mesa Saliut e rames behet en ate qe ai se bente e Rama e ben, PUNE PER VENDIN E POPULLIN.

            Kjo eshte diferenca qe e beri populli qe me 23 qershor e Rama po e perkthen ne pune te palodhur

          • Puna e Rames eshte dukshme. Po behen reforma jetike qe saliu as qe i imagjinonte.

            Sot po kuptojme se sa thelle na ka pas zhyt sali serbi, por ite te mira po vijne

          • Me vjen mire qe kane mirekuptim e bashekpunojne si nje skuader ne ide dhe projekte per nje shqiper me te begate.
            Nga ana tjeter kemi pasur nje sali qe shkaterroi sa mundi e kjo ka lene pasoja qe Rama sot i duhet ti mbaje ne supe. Kuptojeni kete

          • Ylli eshte nje vlere e shtuar ne PS pasi eksperienca e tij ne fushen e tij 9 Sportin) ka bere te mundur programin per sportin qe Rama po e inplementon

          • Ylli dhe Rama si e gjithe PS eshet nje skuader qe mbeshtet njeri tjetrin per te bere me te miren per nje shqiperi te begate.

  • ehe…po fidel llapa po. o dita jeni ber edhe ju si fidelrat…po boll ore ju lepite rames por kerkoni hesap per 1 milion gjerat qe ka premtuar…APO lepini ndonje kocke edhe ju…

  • Ik mor pirdhu.
    Le te rrije rama jo 18 po 24 ore po e di qe i apasionuar blogjeve shef perdite qe e shajne dhe del nevrik neper tv.
    Ai Rama yt eshte i vetmi kryeminister qe u hakmor me popullin qe i dha voten e mbyti me cmime nafte me taksa, me fatura aforfe drita e uji, me gjoba kot se koti, me hajdutllek ne dogane ne tatime ne cdo cep te shtetit sa ja nxiu jeten.
    Eshte acik ne drite te diellit qe Rama po parcelizon gjithe Shqiperine per interesa klienteliste te rrethit te tij, per ti vjele ato sistematikisht. E keni ngrene e jeni bere pis njelloj me Lsi tani skeni asnje ndyshim.

  • Kryeministri Edi Rama nuk ka nevoje te punoje 18 ore ne dite por 8 ore, boll jane bile teprojne. Sali Berisha punonte 20 ore ne dite por nuk nxorri gje ne drite.
    Nuk na duhet koha e gjate e qendrimit ne pune, por rendimenti i larte i punes, pasi cilesia eshte sasi ndersa sasia nuk eshte cilesi. Per vec te tjerash c’nevoje ka te theksohet kjo “sakrifice” dhe ne se eshte e vertete muk ka pse ta beje pasi jane me mijra te punesuar ne administraten publike te cilet duhet te bejne detyren. Kryeministri eshte per te vene vartesit ne pune dhe jo te punoje vet. Trimi i mire me shoke shume

  • Eshte nje parim sipas te cilit per te demtuar nje njeri ngreje sa me lart me levdata, lart fare qe ti neveritet dyrnjase dhe qe kur te bjere te derrmohet nga lartesia e madhe. Rames sharjet e medha ja kane rritur vleren kurse lajkat e medha po e bejne te neveritshem. Them se per nje Kryeminister duhen kritika te forta dhe aspak levdata bajate.

  • MOR FIDEL KASTRO ///SHQIPTARIT NUK I DUHET SA ORE PUNON OSE BEN SIKUR PUNON RAMA /// POR I DUHET TE DIJE SA VENDE PUNE KA HAPUR //RAMA LE TE PUNOJE 2 ORE NE DITE POR TE BEJE REFORMA SE POPULLI E MERR USHQIMIN ME LISTA / LE TE PUNOJE 2 ORE POR ORET QE PUNON TE LUFTOJE HAJDUTET KORRUPSIONIN //SE TE GJITHE HAJNOT JANE JASHTE ///POPULLI JETON NE MIZERJE ///PRANDAJ LE TE BEJE SIKUR ///POR TE BEJE REFORMA TE MIRA //LE TE PERMIRESOJE JETEN E SHQIPTAREVE /////

  • E di si eshte puna o feidel shoku i krenar evgjitit dhe agron musarait qe nuk lan me femra pa mare dhe pa trafikuar ….nuk ka nevoje rama qe ti besh servileizem ,,,se e hengre o i uruar …po rama eshte mire te mos mbaj afer njerez si ti …qe je ber njesh me jevgjit…dhe te fusin miq jevgjit per cka duan te mbulojne pislleqet …Fidel ,po u plekse me mutin do vish era …se jo per gje po atyre po u dhe gishtin te marin doren …..dhe eperdorin emrin tend si me te pas vella …prandaj ri larg miqve intrigant ,,,dhe lere ramen te bej punen etij ! Kjo eshte nje keshille shoqerore .

  • E paska me nge ky Fidel Ylli.Ciles opozite i ben pritje ky,asaj qe e shembi shtetin ne humnere??Po per bizneset e veta kaq shume pritje ben ky Fideli????
    Ky se paska kuptuar fare vullnetin e nje milion shqiptareve.

  • Mire se djali Kahraman Yllit pra Fideli qe i jati ja ka vene emrin e Fidel Kastros kumisti i sotem qe eshte ne pushtet ne Kube eshte servil.Po paska disa barkthat qe rrehen me nje dhjetmilekesh per te shitur votat te behen servil,kjo nuk eshte pare as ndier.Nejse coban dhish jan fundi nuk i fajson njeri pse bejn komente servilash te dekleruar tash ma.

    • Me sa sa duket z, Mark uk apo uku (kjo eshte puna jote ) qenke nga klasa e barke-medhenjeve apo bark ngopurve . Kjo gje dihet e pritej , ke qene e je nga ana e qafe thyerve qe s’ka as turp e asndjejne me te voglen pergjegjesi per fatet e vendit Ky korrupsion kjo paligjeshmeri ky polarizm qe u bene edhe shkaqe te krimeve te pa shoqe ekane cuar vendin ne buze te gremines. Zotnia na behet xheloz per qeverisjen e re .Pupulli ate pret e kerkon nga qeveria pra ri ngritjen qeverisjen demokratike , per ta nxjerre Shqiperine nga kolapsi ku e cuan turmat e Vicidolasve te ashtu quajtur DEMOKRATE

  • Me sa sa duket z, Mark uk apo uku (kjo eshte puna jote ) qenke nga klasa e barke-medhenjeve apo bark ngopurve . Kjo gje dihet e pritej , ke qene e je nga ana e qafe thyerve qe s’ka as turp e asndjejne me te voglen pergjegjesi per fatet e vendit Ky korrupsion kjo paligjeshmeri ky polarizm qe u bene edhe shkaqe te krimeve te pa shoqe ekane cuar vendin ne buze te gremines. Zotnia na behet xheloz per qeverisjen e re .Pupulli ate pret e kerkon nga qeveria pra ri ngritjen qeverisjen demokratike , per ta nxjerre Shqiperine nga kolapsi ku e cuan turmat e Vicidolasve te ashtu quajtur DEMOKRATE

    • Edhe dicka tjeter ,,, Nga e di ti mark se Fideli eshte I Kareman Yllit ? Ti nuk di asgje por klasa jote fut hundet edhe atje ku s’te takon Fideli ka hyre ne politike me djersen e tij ka tjeterbaba me kontributet e vlerat e veta Ne vend ta mbyllnisqepin e te kerkoni falje zhyteni akoma me keq ne llumin e poshtersive .C’te presesh tjeter nga kallepi juaj.??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *