Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, thotë se pavarësisht se mori pushtetin, PS funksionon njësoj si më parë. Në një intervistë për GSH, Ylli shprehet se Gramoz Ruçi mbulon “boshllëkun” që mund të krijojë mungesa e Ramës, i cili drejton edhe qeverinë.
“Partia funksionon pasi edhe kryetari i grupit parlamentar, si njeriu më i përgjegjshëm që mban barrën me të gjitha strukturat e PS-së, në qendër e në rrethe, është në çdo moment në krye të detyrës në parti, duke plotësuar atë ‘boshllëk’ që mund të krijojë mungesa e kryetarit Rama si kryeministër. Kështu që të jenë të gjithë të qetë se PS është një parti e përgjegjshme. Në PS ka kryetar parti, kryetar grupi parlamentar e deputetë me dinjitet. Shikoje në krahun tjetër të PD-së. Ka një njeri, kryetar partie, kryetar grupi, deputet, zëdhënës. Për këtë duhet të shqetësoheni ju gazetarët”, thotë Ylli.

Gramoz Ruci eshte emblema e vertete e PS ( ish-PPSH), si ish minister i Ramiz Alise. Ky garanton lidhjen organike me partine e vjeter dhe eshte shefi politik real i PS. Kete e dine te gjithe ne PS, edhe Fidel Ylli.