Ylli Shehu: Mos kandidimi i Agron Dukës, arsyeja e largimit tim nga PR

Bledar Lumani

Depyteti Ylli Shehu ka sqaruar me anë të një deklarate, arsyet përse u largua nga Partia Republikane, për t’iu bashkuar LSI-së.

Ai thotë se PR u tregua inferiore ndaj PD-së në rastin e mos kandidimit të Agron Dukës dhe iu nënshtrua asaj, pavarësisht se kishte premtuar se do dilte e vetme në zgjedhje, nëse Duka nuk caktohej si kandidat për Durrësin.

Me keqardhje u njoha me qendrimet e mbajtura nga z.Mediu ndaj vendimit tim per t`iu bashkuar grupit parlamentar te LSI.

Desha te sqaroj qarte edhe nje here, se nuk kam ikur por kam bere nje zgjedhje, e cila ka qene thellesisht e motivuar dhe parimore, pasi per fat te keq Z.Mediu i iku ne menyre krejtesisht jo trasparente premtimit publik te bere ne strukturat drejtuese te Partise Republikane, qe nese Partia Demokratike nuk do ti qendronte angazhimit per te kandiduar z.Agron Duka per kryetar te bashkise se Durresit, atehere Partia Republikane per te vene ne vend dinjitetin e neperkembur do dilte me vete dhe do te kandidonte me kandidatet e saj ne te 61 bashkite e vendit.

Nderkohe qe Partia Demokratike nuk i qendroi premtimit per te kandiduar z.Agron Duka ne krye te bashkise se durresit ku une shpreh bindjen time se ai do te kishte qene fitues, pa dhene asnje shpjegim dhe per arsye jo te trasparente qe vetem ai di di, z. Mediu vendosi te vazhdonte koalicionin me PD sikur asgje nuk kishte ndodhur dhe sikur asgje nuk ishte thene, duke i ikur ne menyre krejtesisht jo trasparente premtimit publik te bere ne strukturat drejtuese te Partise Republikane dhe te pasqyruar gjeresisht edhe ne mediat shqiptare per te dale e vetme ne zgjedhje e per te konkuruar ne 61 bashkite e vendit.

Ne keto kushte i kam bere me dije strukturave te Partise Republikane dhe z. Mediu mospajtimin tim me keto qendrime sa inferiore, kontradiktore dhe qesharake, duke bere edhe zgjedhjen time politike per ti`u bashkuar grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim,” thotë ai në një deklaratë të shpërndarë nga LSI.

Share This Article
18 Comments
  • Ore ne kete vend per fat te keq nuk kemi opozite. Ketu thjeshte ekziston nje sekt politik qe vetem shpif e hedh akuza gjithandej.

    • Po s’ka se si Duka te bie pre e kesaj PD, qe ta perdori Duken, nje njeri qe ka respekt durresi, per punen qe ka bere dhe ate qe ka ofruar per durrsaket, dhe te behet pjese e nje pd-je plot me elemente te inkriminuar, s’ka nevoje duka per pushtet, ai ka nevoje te perfaqesoje denjesisht qytetaret e durresit.

      • po shkermoqet dita-dites kjo PD, ajo s’ka nje kauze as per te bere opozite, as nje alternative per te qeverisur, pa u reformuar dhe pa larguar ata elemente qe e kane dhunuar si mos me keq politiken e kete vend, dhe do katandiset ne nje parti te vogel pa pike rendesie.

  • idea qe hedh ne parim e sakte po te dale PR E VETME PERFUNDON SI PARTIA E S GJINUSHIT P MILOS per kete kane faje 2 partit e medha PS E PD dhe na sjellin plera ne parlament si dashi i havase cim selami me shoke

  • Po askush nuk pranon me te jete bashke me kete PD, qe nuk eshte ne gjendje te beje as opozite, nuk ka asnje kauze per te cilen duhet mbeshtetur, te reformohet njehere, te largoje ish sigurimsat e te inkriminuarit, e pastaj te filloje te mbledhe rreth vetes njerez.

    • dita dites i largohen njerezit PD-se, dhe opozites, se nuk eshte ne gjendje as te beje opozite, vazhdon me te njejten taktike te perbaltjes, per sa kohe nuk do te ndryshoje, nuk ka aspak gjasa qe te rimekembet si parti, e jo me te vije ne pushtet.

      • @ kremtimi
        dita dites dhe juve i perzute shqiptaret
        ju ka ngelur vec llumi i LSI dhe METuRAMat e rilindjes

        cfare lidhje kane komentet tuaja si freshiste ,me ceshtjen ne fjale ?

  • Nuk e kuptoi nje aq te gritur dhe bizismen si Agron duka te rreshtohet krah republikanve qe vetem emer mund te ken.Sdyti rreshtimi i ti krah LSI ishte dashur me kohë,kur dihet dhe shifet qe esht nje parti puntore siq esht edhe vet Duka sdyti diet qe kryetari i PR Fatmir Mediu ka edhe mekate si ne tragjedin e gerdecit ku humben jeten mbi 26 persona dhe u plagosen nje fshat i teri.Streti koalicioni me PD e Berishes apo Bashes qe vodhen mbi 2,00000 euro ne rrugen e kombit vran 4 demostrues te pa fajshem mu ne qender te Tiranes lan gra veja dhe femi jetim, nenshkruen pjes detare te shqipris ne vavor te greqis.
    E pra qdo njeri i ndershem duhet largohet nga kto mbeturina kombtare,prandaj zgjidhje e juej ne LSI esht nje fitore edhe per ju edhe per at parti qe fjal ka pak dhe pun Shum.

  • te besojme o shoku illi , te besojme
    arsyen e Mediut ta them une .
    Ne rast se iken nga PD , si me magji i shfaqet ndonje dosje , apo ndonje urdher arresti
    po jo se e ben PD ,po ja tani jemi ne nje vale …dekriminalizim quhet ose LSI
    prandaj leri keto dekllaratat dhe ti
    bjeri shkurt
    -ika nga nje kriminel dhe erdha te nje kriminel
    kaq mor Ill i partise , ne nuk themi asgje ,dhe sikur Saliu te kaloj ketej ,nuk habitemi me
    ju te gjithe njesoj jeni ,nuk e kuptoj pse lodheni me spjegime

    QELBESIRA BASHKOHUNI !

    • Biznesi shqiptar i trafikut të deputetëve dhe i bindjeve politike vazhdon me sukses! Kur do të hapet ndonjë panair me këtë lloj bisnesi? Mezi e pres ? Tung!

  • Cfare arsye ky tipi ,qe paska nderru parti,fantastik fare.Te pakten te gjente nje arsye me te hengshme.

  • Hajde panair deputetësh këtu! Hajde kush e do këtë biznes milionësh! Hajde pasurim tre breza për tre muaj! Hapet sot në pallatin e gabit politik ora 18.00.

  • Po Duka pse nuk ju bashkua xha Brahos ,po ky mo lejohet te federohet ne mes te kampionatit ,nuk do ta lejoje fshf .Ecna gjeti na doli lsi parti e dyte ,ske ca me thane Likja eshte babaxhan i mbledh rreth vetes ,vetem per nje ideal .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *