Sporti shqiptar e ka kaluar pragun e rrënimit dhe ndodhet në gjendje kome. Kështu është shprehur dje deputeti Fidel Ylli gjatë një konference për shtyp. Socialisti Ylli tha se një ekip profesionistësh të sportit ka hartuar në funksion të Rilindjes një program me të cilin synohet zhvillimi i sportit dhe rritja e nivelit të cilësisë sportive. “Skuadra për një “Rilindja Shqiptare”, ka një program të detajuar për sportin. Ka një program me një kosto financiare, që kanë punuar njerëz pa parti, intelektualë që i kanë dhënë jetën sportit dhe e duan atë. Në këto 8 vjet të qeverisjes së Sali Berishës sporti shqiptar e ka kaluar pragun e rrënimit. Ai ndodhet në gjendje kome sepse qeveria ka dështuar në misionin e saj për zhvillimin e sportit dhe rritjen e nivelit të cilësisë sportive”, tha Ylli.