“Fillimisht duhet të rregullojmë shtëpinë, kuadrin ligjor dhe pastaj të mendojmë për bashkimin.” Kështu është shprehur, deputeti i PS-së, Fidel Ylli gjatë prezantimit të draftit për sportin në programin e PS-së për një Rilindje Shqiptare.
Duke iu referuar deklaratave të kreut të qeverisë, për krijimin e një lige te perbashket, Ylli tha se PS që në 2007 ka kërkuar bashkimin, kemi lobuar sesi të pranohet Kosova në Federatën Olimpike, theksoi ai.
“I kemi shkruar edhe Thaçit edhe Berishës”, tha ai gjatë bashkëbisedimit me gazetarët sportiv në vend.
Ylli ftoj gazetarët dhe jo vetëm që të japin vërejtje dhe sugjerime, në mënyrë që të përmirësohet ky draft- projekt, i cili sipas tij do të vihet në jetë mejëherë pas fitores së 2013-tës.
Duhet të shtojmë mësimin në shkolla, klasat sportive, të promovojmë sportin e traditës dhe atë elitar, sportet për paraplegjikët, për privatizimin e klubeve etj, theksoi deputeti socialist.