Yllka Mujo nderohet me çmimin e karrierës në Festivalin e Filmit në Monte Karlo

Dita

Një aktore shqiptare nderohet me çmimin e karrierës në edicionin e 12-të të Festivalit të Filmit dhe të Komedisë që mbahet çdo vit në Monte Karlo.

Aktorja e famshme shqiptare, Yllka Mujo është vlerësuar për kontributin e saj të gjatë në kinemanë shqiptare, si një aktore me një talent të spikatur.

Festivali i Filmit në Monte Karlo organizohet nga një prej emrave të njohur të komedisë italiane, Ezio Greggio, i cili është dhe presidenti i festivalit. Mujo ka qenë dhe pjesë e jurisë së këtij festivali mes emrave të njohur të kinemasë si aktori dhe regjisori Giovanni Veronesi (president i jurisë),  regjisori dhe skenaristi francez, Claude Zidi, aktorja italiane, Maria Grazia Cucinotta, dhe kritiku anglez, Lee Scott Marshall.

Yllka Mujo është një nga aktoret më të mira të skenës shqiptare. Në teatër ka interpretuar në dhjetëra shfaqje. Mban titullin Artiste e Merituar, ndërsa kthehet nga Monte Karlo me një çmim karriere, një trofe i merituar për aktoren shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *