Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë i mundshëm vetëm pasi Beogradi zyrtar të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Dallimi mes marrëveshjes për normalizim që Kroacia ka nënshkruar më 1996 me Republikën Federale të Jugosllavisë dhe marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë është shumë e madhe”.
Sipas tij, neni i parë i marrëveshjes me Kroacinë është respektimi i dy shteteve të pavarura. Lideri i Vetëvendosjes ka shtuar se marrëveshja e Kosovës me Serbinë në thelb ka mosnjohjen e Kosovës për dallim nga ajo me Kroacinë.
“Institucionet e Kosovës duhet të nisin një dialog me serbët brenda Kosovës për integrim të tyre” ka shtuar Ymeri. /Dita/
