Kënga e famshme Gangnam Style ka thyer rekordet e shikueshmërisë duke numëruar mbi 2 miliardë klikime.
Siç shpjegon faqja Google+ e YouTube-it, videoja arriti 2,147,483,647 shikime, që është edhe shifra maksimale që mund të ruajë dhe numërojë regjistruesi 32-bit.
YouTube ka rregulluar këtë problem duke rritur numrin maksimal të shikimeve që mund të ketë një video. Kështu shifrat e shikueshmërisë së këngës Gangnam Style po rriten edhe më shumë.
