Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë reagimin e saj të parë, një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga Amerika, shkarkoi kryedemokratin Lulzim Basha.
Sot, ambasadorja Kim ka risjellë një intervistë të ambasadorit amerikan, William Edwin Ryerson, i cili shërbeu në Shqipëri nga viti 1991-1994, fill pas rënies së diktaturës komuniste.
Duke ndarë mesazhin e tij, ambasadorja ka kujtuar 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, por në asnjë moment nuk e komenton direkt ngjarjen e djeshme.
“Teksa arrijmë në fund të vitit 2021, i cili shënon 30 vjet të rinovimit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë, doja të ndaja këtë mesazh nga Amb. Ryerson: “Një nga momentet më të rëndësishme erdhi gjatë vizitës së Baker. Ndërsa Sekretari fliste… Unë po qëndroja pranë automjeteve të autokolonës, pranë një polici shtatlartë e të ashpër. Ndërsa Baker tha: “Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne”, unë pashë një lot që rrotullohej në faqen e atij polici.” Ai “moment tregues” i kujtuar nga Amb. Ryerson është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe i vërtetë sot sa ishte 30 vjet më parë. Të mos harrojmë kurrë. SHBA dhe Shqipëria të mbajnë gjithmonë afër njëri-tjetrin”, shkruan ambasadorja Kim.
1/3 As we reach the end of 2021, which marks 30 years of renewed ?? ?? relations, I wanted to share this message from Amb. Ryerson, esp starting 2:09: “One of the most telling moments came during Baker’s visit. While the Secretary spoke… https://t.co/WHmXU59nXJ via @YouTube
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 12, 2021
j.l./ dita
Zonja e nderuar KIM !
Ne populli Shqiptar e dime shume mire ,se historikisht Amerike e ka ndihmuar Shqiperine , dhe pa ndihmen tuaj kishte shume mundesi qe Shqiperia mos te njihej ne harten e botes .Ne nuk do kishim sot nje Kosove te pa mvarur e te lire , pa nderhyrjen e Amerikes .
Keto kohet e fundit ,me keto ngjarje te Sali largqoftit ,qe po destabilizon Shqiperine i perkrahur nga vjedhesit e trojeve Shqiptare , dhe i shkojne nga mbrapa , jo per ideale ,por per interesa personale , edhe ju Amerikanet nuk keni vepruar mire teknikisht .
Duhet te fillonit me mire nga PS , me ndonje peshk te madhe ,dihet se Rama , me ato cupulinkat ministre qe nuk i kane thene as edhe nje here punes , puna e mbare dhe i terheq kollaj prej hunde . Korrupsioni ,po ben kerdine , nuk funksionon fare shteti . Dhe keshtu keta “demokratet ” te stadiumit AIR Albania hajdute e interesaxhinj qe po na diskrititojne dhe mbi te gjitha po destabilizojne demokracine ,do rrinin me urte , nuk do mirnin si pushka e jevgut ne mbrojtje te Sali Berishes , kete perbindesh anti Shqiptar e komunist te pa ndreqshem . Ja duhet te fillonit nga PS e korruptuar deri ne palce dhe ne cdo qelize dhe keta ” demokratet” interesaxhinj , pa ideale e budallenj te Saliut , do ju mbyllesh goja perfundimisht .Une qe po ju shkruaj zonja e nderuar KIM , jam nje Shqiptar i ndershem e dua me gjithe shpirt Shqiperine , dhe duke e ditur te verteten e hidhur te ketyre tre partive politike PS LSI e PD ,kurre nuk kam rene ne gracken e tyre .Arsyeja eshte e thjeshte nuk jane kundershtare me njeri tjetrin ne politike , por jane te gjithe te bashkuar rreth PPSH se Enver Hoxhes . Dhe marja zvarre e bustit te Enver Hoxhes , po i kushton shume rende ne kurriz popullit te ndershem e te vuajtur Shqiptar qe nga 45 e deri me sot .Ky eshte realiteti i hidhur me keqeardhje e nderuar zonje .
Ju faleminderit per mirekuptimin dhe respekte per Ameriken e nderuar Zonja Amb KIM .. !!
Ky Rajersoni beri fushate personale me Berishen,Berisha eshte serb me grua serbe,,gjaku nuk behet uje.
Sali Berisha do lidhur me zinxhire , ky plak po destabilizon vendin , po tenton te varrose opoziten , qe ne shqiptaret e kemi sot , me se te domosdoshme dhe po ndihmon PS e pashait dhe te korruptuarit EDI RAMA . Shqiperia dhe demokracia e jone Shqiptare eshte ne rrezik z Kim .Kerkojme ndihme nga Amerika .
Duke permendur Ambasadorin amerikan Ryerson ne vitet 90` kur ky ishte mbeshtetsi kryesor i Sali Berishes per te rrezuar komunizmin si regjim ashtu sic sot Yuri Kim mbeshtet sitemin e drejtesise kunder korrupsionit te Sali Berishes dhe klanit te tij me siguri Berisha e kupton mire se loja me Xhorxh Sorrosin eshte nje blof dhe nje arsyetim qesharak i tij per te mbuluar “non gradan” (Pislliqet krimet fajet dhe gabimet te pandeshkuara te tij )