Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid dhe lajmin e ka zbuluar përmes një fotoje të hedhur në rrjetet sociale.
“Ndihem shkëlqyeshëm pas bërjes së dozës së tretë të vaksinës COVID sot. Faleminderit shkencëtarëve që krijuan vaksinat dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë kujdesur për ne gjatë gjithë kohës”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim.
SHBA ka dhënë dritën jeshile për marrjen e dozës së tretë të vaksinës për personat madhorë. Vendimi ka hyrë në fuqi që prej fundit të muajit shtator.
o.j/dita

Me shiringe pa age, une bej 1000 vaksina ne dite shoqja Kimete, dhe jam i sigurt se do ndihem mjaft shkelqyeshem.
HAHAHA!
un se kuptoj pse dalin vipa, dhipa e rripa te thone qe ja ne e bera. Ketyre edhe po ju ndodhi gje e kane mjekun te koka, kurohen ne spitalet me te mira pa rradhe etj etj… Ndersa vdekataret e tjere do kalojne neper kalvare qe te nxjerrin floket e bardha, neper strese e shpenzime etj etj
Kshu qe mos na cani rakun me propaganda e tralalalara te tilla.
Hidhni nje sy faqeve per te qene me sakt.