Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë për hapat që ka ndërmarrë për trafikimin e qenieve njerëzore, ndërsa ka falënderuar Presidentin Ilir Meta, si një nga organizatorët e forumit.
Në fjalën e saj në në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Yuri Kim tha se trafikimi i qenieve njerëzore është çështje e rëndësishme që mbledh të gjithë vendet bashkë.
“Jam e sigurt që Shqipëria është e përkushtuar të mbajë qëndrim në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore”, tha Yuri Kim.
“Është çështje e rëndësishme që na mbledh të gjithëve bashkë. Për 4 mijë vite trafikimi dhe skllavëria kanë qenë plotësisht të pranuara.
Trafikimi , skllavëria është e ndaluar. Jam e sigurt që Shqipëria është e përkushtuar të mbajë qëndrim në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore.
Vlerësoj që Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të ndëshkuar personat e dyshuar për trafikim. Viktimat e trafikimit duhet të jenë të përshtatura, po flasim për qenie njerëzore me emër me fytyrë. Qeveria ka miratuar një plan kombëtar për trafikimi, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë”, tha Yuri Kim.
j.l./ dita

Bravo,zonja Kimete.E meriton likja falenderimin tende,sepse e shoqja,Sic eshte shkruar ne shtyp,Ka trafikuar droge me karroce femijesh.Ja ngritet rrufepeitesen likeflori Ilirit.