Z.Basha, a ndjen turp?

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Na trego ndonjë vepër tënden, Lulzim Basha, që ke bërë që nga momenti qe u zgjodhe dhe deri në fund të 2013 që buxhetin e kishe të aprovuar nga PD që ishte në pushtet dhe kishe mbështetjen e qeverisë. Mos vallë të kishte bllokuar dhe Berisha? Apo mendove se do fitonte zgjedhjet PD dhe do bëje ndonjë punë vitin e fundit të mandatit tënd për t’i hedhë hi në sy tironsve? Çfarë kujton ti se populli i Tiranës është budalla? A nuk e shikon qe edhe të ashtuquajturit “aleanca e intelektualëve shqiptarë” me në krye Çilin e kuptuan se çfarë budallalliku bënë duke bërë peticione dhe tani të kanë abandonuar? Mund të kishin zgjedhur shumë të tjerë të aftë nga PD për të mbështetur, përveç teje qe ne gjithe karrierën tende karakterizohesh nga paaftësia. A ndjen ndonjë fare turpi brenda vetes kur ke përballë teje ata persona që krijuan PD ose dhanë tonin në formimin e PD? Apo për ty PD nenkupton vetëm familjen Berisha. Unë besoj se askush nuk nuk beson tek ju, për faktin se historia juaj është kaq misterioze sa dhe burimet financiare që ke gjetur për veprat në Tiranë, duken paksa te dyshimta…

 

Share This Article
1 Comment
  • Z.BASHA,flet,çirret,mallkon…me porosi te SALIUT,ndryshe i fluturojne pendet nga kreu i PD & mandej prekuroria e gjykatat mund te bejne ndonje gje,ti shterngojne vidat ne duar per zullumet qe ka bere,qe tashme dihen boterisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *