Z.Beqja, ku humbi sms-ja?

Dita

Përshëndetje Dita! Si një lexues juaj i rregullt, kam një merak të vogël për ministrin e Shëndetësisë z.Ilir Beqja, i cili qysh kur është emëruar në këtë detyrë, ka vendosur një praktikë të re komunikimi duke i dërguar nga një mesazh çdo pacienti që ka qenë i shtruar në QS Nënë Tereza, për të marrë përshtypjet e shërbimit. Përtej çdo sentimenti si një socialist i njohur dhe mbështetës i kësaj qeverie, dua t’i them zotit ministër se kam qenë i shtruar dy muaj radhazi në QS tek Endokrinologjia në Qershor dhe tek spitali nr. 5 në Korrik, ku dhe u operova në kokë. Në të dyja rastet, fatkeqësisht, edhe pse kisha lënë numrin e cel. në kartelën personale, nuk më erdhi asnjë mesazh nga ministri, ndërsa për habi shokëve të dhomës u erdhi pa dalë ende! Harresë apo neglizhencë?! Me respekt, nga Edi Spahiu, Berat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *