Z.Kryeredaktor
Kam ndërtuar një banesë të vogël dhe për ta “legalizuar” hoqa të zitë e ullirit. Kujtoj se dhimbja ime nuk ishte sa dhimbja e qytetarëve të tjerë: sepse në përgjithësi di se si administrohen institucionet publike dhe nxisë, me autoritetin tim, përshpejtimin e procesit.
Por, po përmend këtu, fazën e dytë të legalizmit me qëllim që të kuptojmë se si reforma në administratën publike nuk ka zhvilluar asnjë koncept dhe praktikë virtuoze. Sepse ajo u imponua pa kuptuar ministri përkatës, dhe përgjithësisht qeveria “Rama”, shkaqet e degjenerimit të administratës publike.
Legalizimi ose, shqip, ligjësimi i banesës kaloi nga procesi që vijon: si fillim, nga topografët. Ndenji atje dosja rreth një muaj.
Pastaj dosja shkoi në zyrat kaotike të ALUIZN-it. ‘Kaotike’ në kuptimin që zyrat dhe rolet ishin “organizuar” në mënyrë kaotike dhe për pasojë, i tillë ishte administrimi i dosjeve dhe i publikut. Ndenji pak ditë aty dhe më telefonuan për ta tërhequr dhe proceduar më tej.
Pas tërheqjes duhet të paguaja topografët për “relevimin”, 50 mijë lekë. Koha zgjati 24 orë. Pas kësaj çështje shkova në Bashki për të paguar taksën. Parashtrova fletëkërkesën dhe prita dy ditë për fillimin e pagimit të taksave. Pasi më dhanë përllogaritjen e taksës, rreth 170 mijë lekë, shkova në bankë private për ta paguar bashkë me komisionin.
Pasi pagova te kjo e fundit, shkova përsëri në Bashki për të marrë vërtetimin se kisha paguar. Duhet të prisja dy ditë. Pas dy ditësh shkova dhe e tërhoqa. Kujtoj se ishte një vërtetim i gatshëm. Thjesht plotësohen të dhënat dhe firmoset nga kryebashkiaku.
Pasi mbarova dhe me këtë çështje – shkova në hipotekë. Në hyrje ishte vendosur një kompjuter që të pajiste me numër rradhe. Numri im ishte 125 ndërkohë që po i shërbenin nr 65. Prita rreth pesë orë për të më ardhur rradha. Ndërkohë që kishin kaluar rreth 30 vetë: sepse shumë largoheshin për shkak të vonesës dhe krijonin hapësirë për të përshpejtuar procesin.
Si fillim kalon te sporteli i parë. Aty duhet të presësh rreth dhjetë minuta për të mbaruar procesi i regjistrimit në kompjuter. Pastaj kalon në një sportel të dytë për të paguar koston e postës. Pas këtij veprimi, pak minutësh, kalon në një sportel të tretë: për të mbylluar gjithë procesin. Por jo pa shkuar në një bankë private për të paguar shërbimin e hipotekës. Shkova, pagova dhe e dorëzova.
Ky proces më kushtoi më shumë se një muaj e gjysmë, disa kilometra rrugë, lartë e poshtë, dhe mbi 300 mijë lekë.
Pas kësaj kohe, më lajmëroi hipoteka se në dosjen time ishte bërë një gabim dhe shkoi përsëri në zyrat e ALUIZNIT. Që nga ajo ditë ka kaluar rreth një vit dhe leja (ose çertifikata) ende s’më ka ardhur në shtëpi.
Kujtoj se ndërsa unë prisja të mbaroja gjithë këtë proces — aty ishte një qytetar i moshuar që përpiqej të ndryshonte një ‘i’ në mbiemër: sepse ia kishin shkruajtur gabim dhe nuk mund të procedonte më tej në çështjen e tij. Për ta ndryshuar ndenji thuajse sa unë dhe s’la njeri –të administratës- pa folur!
Ndërsa prisja, më duhet ta hetoja çështjen, nga këndvështrimi administrativ. Ndalova një punonjës aty dhe fillova: cili është përgjegjësi i personelit, e pyta. Mungon sot, më tha. Zhvilloni ndonjë mbledhje ditore apo javore i them. Jo më thotë. Ndonjë herë vjen “shkurtabiqi” nga Tirana, tha, dhe shkarkon ndonjë punonjës. Cili është ky i them? Ma përshkroi dhe e kuptova cili ishte: Ilirian Muho, kryeregjistruesi. Vetëm kaq i them? Po thotë!
Nëse gjykoje nga veprimet e punëtorëve ata ishin edhe abuzivë edhe të dhunuar. ‘Abuzivë’ me kohën dhe të ‘dhunuar’ nga hierarkia institucionale. Dhe dihet se kur abuzon me kohën – zvogëlohet efiçenca. Në këtë rast, efiçenca shprehet me zvogëlimin e kohës së njerëzve që prisnin. Ndieja keqardhje. Por s’kisha se çfarë të bëja: ata vetë, mendoja, i janë përshtatur diktatit të brendshëm institucional —për hir të rrogës dhe…zyrës—, dhe vetë vuajnë.
Por kjo s’do të thotë se nuk është detyra jonë t’i zgjojmë punonjësit e administratës dhe t’i edukojmë se si administrohen institucionet me efiçencë, harmoni dhe pse jo: me lumturi.
Administrimi i institucioneve publike, rrjedhimisht, duhet të rikonceptohet. Nuk duhet, domethënë, të administrohen vetëm me ligje të shkruajtur në letër dhe kontrolle “nga lartë”, siç administrohen aktualisht. Sepse veprimet e punonjësve në institucionet publike janë kryesisht veprime që përdorin “urtësinë praktike”. Domethënë, ‘një gjendje e vërtetë dhe e arsyetueshme për të vepruar drejtë në lidhje me gjërat që janë të mira ose këqija për njeriun’.
Kjo gjendje realizohet vetëm duke zhvilluar njëherësh virtytet etikë (kryesisht virtytin e solidaritetit) dhe intelektualë (kryesisht virtytin e drejtësisë dhe kritikës).
Për t’i zhvilluar këta virtyte imponohet gjithëpërfshirja e punonjësve në mbledhjeve në çdo sektor të institucionit ku dhe vendosen objektivat e përgjithshme: domethënë, të tregojnë, me veprime konkrete, solidaritet, drejtësi dhe kritikë në raport me punonjësit e sektorit dhe qytetarët.
Thirrja e kryministrit Rama kundrejt qytetarëve për të ‘ndarë përvojën’ (‘eksperincë’ e quan kryeministri…duke vërtetuar edhe një herë dashurinë e tij për fjalët e huaja!) e tyre negative në zyrat e shtetit me kryeministrin është e gabuar: sepse edhe nëse qytetarët rrëfejnë përvojën e tyre çështja e keqadministrimit të institucioneve publike nuk zgjidhet.
Sigurisht, kryeministri mund të pushojë ndonjë ofiqar. Por pushimi nga puna dhe kuptimi i problematikës ndryshon si nata me ditën.
Dhe Rama (dhe jo vetëm Rama) nuk mund të edukohet për administrimin publik kur është në pushtet. Ky i fundit i ekzalton njerëzit dhe veçanërisht njerëzit që s’kanë marrë dije teorike në administrimin publik.
Ylli Përmeti
(nga një studim mjaft i gjerë me titull, ‘Administrimi publik dhe i ndërmarrjeve: nga kaosi i elitave moderne në rend demokratik’, i cili do të publikohet së shpejti)
Problemi eshte se as nuk e ka ndermend me i hi kesaj pune,se perndryshe sigurisht kishte filluar tashe 4 vjete e shkuara…
Eshte vetem marketing politike,qe na rikujton propaganden e dikurshméshi sa Njeshi i ndegjon qytetaret e sa prane tyre eshté…
Qytetaret ,po te kishin sherbimet ne nivel, nuk do kishin nevoje per Njeshin, CQFD
A e di kryeministri se institucionin e SIGURIMEVE SHOQERORE e ka jashte cdo kontrolli shtetetor?
Edhe KLSH qe kontrollon atje kujdeset vetem per problemet financiare te tyre me shtetin,ndersa per padrejtesite kriminale te tyre ndaj pensionisteve askush nuk merret.
Ne ISSH jane ca juriste qe interedohen vetem te fshehin shkeljet e punonjesbe te tyre e jo te mbrojne zbatimin e ligjit.
Ne ISSH duhet te bjere termet 15 balle ku te shporren te gjithe punonjesit pa perjashtim.
O njerez te dashur!
Po’ di te jete administrata e afte kur keshtu e PA AFTE i duhet ketij kryeministri vete i pa afte?
Po’ ujku mjegull do thote populli!
Sì mund te kontrollohet dhe ndreqet kjo administrate ne se nuk behet LIGJ ,qe te degjohen dhe respektohen ne vend ankesat e qytetareve ndaj zyrtareve e Jo te presim qe t’u drejtohen platformes MASHTRUESE te Rames antishtet?
E quajne diktature shtetin socialist,por ne ate shtet i kishje te gjitha portato e hapura per te bere nje ankese dhe qe zgjidhej ne vend!
Edhe kur njerezit dergonin letra anonime,kurre nuk nenvleftesoheshin,por verifikohej ankesat ne vend!
Pra ai shtet qe merrej me te gjitha problemet e shtetit dhe popullit (e Jo vetem taksidar si ky tani) gjente kohe dhe menyra qe te merrej e zgjidhte te gjitha ankesat,ndersa shteti FALLCO DHE ANTIPOPULLOR i Rames,e mbulon mashtrimin e tij me gjoja “bashkeqeverisjen” e tij gallese!
Kam mendimin se, pa u rrethuar nga aureolla e fuqishme e ligjit dhe normave qytetare, punonjesit e administrates, te cilet ne pjesen derrmuese fatkeqesisht jane militante dhe jo specialiste te mirefillte,do te manifestojne te njejten sjellje (kam dhe une pervojen time personale me ta), duke u marre shpirtin njerezve, dhe shtuar pakenaqesine ndaj partise ne pushtet! Kjo, te pakten, eshte e sigurte!
Kush e ka bere kete studim? Apo pershtatur?
Kush e ka perkthyer, ne shqip, po kete studim?
Megjithate titulli mbetet, eshte interesant.
“Ekzalton” eshte fjale e huaj. Mos imitoni Ramen!
I vijme rrotull problemit,behet shume zhurme nga poshte e nga lart per administraten publike.Me ka pelqyer nje deklarate e kryeministrit kur tha:Ne do te rregullojme sistemin,qe “prish” nepunesit.Le te kapemi pas kesaj ideje.Ne se sot kemi nje administarte te korruptuar,qe nuk punon,nuk ka rendiment,nuk rri ne zyre etj etej,atehere si i behet?Do te bejme reforme ne admistarten publike thuhet,dhe me fjalen reforme nenkuptohet se do te largohen nga puna ,nepunesit e korruptuar,dembelet,mashrtuesit,te pa aftet,militantet,ata me diploma fallse etj,etj.Mire.Kesisoj publiku mezi pret te lincohen ata njerez,ata zyrtare me te cilet ai eshte perballur dhe ja ka prure ne maje te hundes.Po pastaj?Do vendosen ca te tjere,te cilet do te punojne nje cike me mire,deri sa te’u dale “emri i mire” dhe nga na tjeter edhe keta do fillojne te punojne e te mendojne si paraardhesit e tyre,te cilet nga ana e tyre,megjithse te pushuar nga puna, shijone ne qetesi perfitmiet nga korrupsioni qe kane bere ne zyrat e shtetit.Nepunesi i ri i admistarates fillon te mendoje per jeten e tij qe natyrisht,nuk i ka te plotesuar te gjitha komditetet e prarendesit te tij,pra fillon edhe ai nga avazi..d.mth fillon te korruptohet edhe nepunesi i ri.Po halli?Halli mbeti pa zgjidhur,ciklohet korrupsioni dhe historia vazhdon e perseritet>Qe ketu dalim ne perfundim se njerzezit,shqiptaret,pse jo dhe te huajt,jane njesoj te korruptueshem.Po si duhet te vhet ne rruge admistarata?Te ndryshoje sitemi,eshte sistemi qe korrupton njerzit.Si do te behet te ndryshojme sistemin?Mundesia me e mire shte te shijojme si e ka bota,te tjeret sistemin?Perse ne Amerike,por edhe ne vende te tjera te perndimit,,nepuesi eshte vertete sherbetor i qytetareve,dhe nuk behet fjale te te shikoje nga duart?.Ketu fjala eshte per nivelin e qytetarit me administaren publike.Lipset qe te studiohet konkretisht se si eshte i ndertuar dhe si funksionon ky sistem.Ne fund te fundit bejme pyetjen:Si behet vleresimi i nepunesit ne admistarten tone,ta zeme per nje periudhe gjashte mujore?Nga c’kritere,sa objektive jane keteo kritere,sa eshte pesha e subjktivizmit te shefit ne kete vleresim,si kontrollohet rendimenti ditor izyrtarit,sa here hyn e sa here del nga zyra (Bota ka kamera qe e ndjekin on-line nepunesin qe merret me pritjen e qytetareve),sa qytetare priti,sa ju zgjidhi problemet,sa nuk ju zgjidhi,si u njoftua qytetari per arsyen e zgjidhjes apo te moszgjidhjes dhe ku u bazua ( ne akt ligjor dhe nenligjor) nepunesi per te mos e zgjidhur apo kundershtuar kerkesen e qytetarit.Si behet vlersimi ne fund te muajit,me pike,pozitive per kariere,dhe pike negative per te ulur ne detyre e page>Sa kohe qendroi ne zyre qytetari,shenohet koha qe hyri ne institucion dhe koha kur mbaroi pune.Te gjitha keto qe thashe jane te dokumentuara on line ne kompjuter,te kontrollueshme per kedo qe kontrollon.Nepunesit qe presin qytetaret ne zyre nuk duhet te dalin me sherbim jashte institucionit,dhe ne se dalin nje tjeter duhet ta zevendesoje ate ato dite.Keto qe thashe jane disa nga ato ceshtje qe lidhen me sitetmin.Por e thashe qe ne fillim duhet te studiohet per voja e te tjereve dhe te pershtatet ne kushtet tona.(por jo ne menyre “krijuese” shqiptare qe tu nxije jeten qytetareve,por per t’ua bere edhe me te lehte)
I vijme rrotull problemit,behet shume zhurme nga poshte e nga lart per administraten publike.Me ka pelqyer nje deklarate e kryeministrit kur tha:Ne do te rregullojme sistemin,qe “prish” nepunesit.Le te kapemi pas kesaj ideje.Ne se sot kemi nje administarte te korruptuar,qe nuk punon,nuk ka rendiment,nuk rri ne zyre etj etej,atehere si i behet?Do te bejme reforme ne admistarten publike thuhet,dhe me fjalen reforme nenkuptohet se do te largohen nga puna ,nepunesit e korruptuar,dembelet,mashrtuesit,te pa aftet,militantet,ata me diploma fallse etj,etj.Mire.Kesisoj publiku mezi pret te lincohen ata njerez,ata zyrtare me te cilet ai eshte perballur dhe ja ka prure ne maje te hundes.Po pastaj?Do vendosen ca te tjere,te cilet do te punojne nje cike me mire,deri sa te’u dale “emri i mire” dhe nga na tjeter edhe keta do fillojne te punojne e te mendojne si paraardhesit e tyre,te cilet nga ana e tyre,megjithse te pushuar nga puna, shijone ne qetesi perfitmiet nga korrupsioni qe kane bere ne zyrat e shtetit.Nepunesi i ri i admistarates fillon te mendoje per jeten e tij qe natyrisht,nuk i ka te plotesuar te gjitha komditetet e prarendesit te tij,pra fillon edhe ai nga avazi..d.mth fillon te korruptohet edhe nepunesi i ri.Po halli?Halli mbeti pa zgjidhur,ciklohet korrupsioni dhe historia vazhdon e perseritet>Qe ketu dalim ne perfundim se njerzezit,shqiptaret,pse jo dhe te huajt,jane njesoj te korruptueshem.Po si duhet te vhet ne rruge admistarata?Te ndryshoje sitemi,eshte sistemi qe korrupton njerzit.Si do te behet te ndryshojme sistemin?Mundesia me e mire shte te shijojme si e ka bota,te tjeret sistemin?Perse ne Amerike,por edhe ne vende te tjera te perndimit,,nepuesi eshte vertete sherbetor i qytetareve,dhe nuk behet fjale te te shikoje nga duart?.Ketu fjala eshte per nivelin e qytetarit me administaren publike.Lipset qe te studiohet konkretisht se si eshte i ndertuar dhe si funksionon ky sistem.Ne fund te fundit bejme pyetjen:Si behet vleresimi i nepunesit ne admistarten tone,ta zeme per nje periudhe gjashte mujore?Nga c’kritere,sa objektive jane keteo kritere,sa eshte pesha e subjktivizmit te shefit ne kete vleresim,si kontrollohet rendimenti ditor izyrtarit,sa here hyn e sa here del nga zyra (Bota ka kamera qe e ndjekin on-line nepunesin qe merret me pritjen e qytetareve),sa qytetare priti,sa ju zgjidhi problemet,sa nuk ju zgjidhi,si u njoftua qytetari per arsyen e zgjidhjes apo te moszgjidhjes dhe ku u bazua ( ne akt ligjor dhe nenligjor) nepunesi per te mos e zgjidhur apo kundershtuar kerkesen e qytetarit.Si behet vlersimi ne fund te muajit,me pike,pozitive per kariere,dhe pike negative per te ulur ne detyre e page>Sa kohe qendroi ne zyre qytetari,shenohet koha qe hyri ne institucion dhe koha kur mbaroi pune.Te gjitha keto qe thashe jane te dokumentuara on line ne kompjuter,te kontrollueshme per kedo qe kontrollon.Nepunesit qe presin qytetaret ne zyre nuk duhet te dalin me sherbim jashte institucionit,dhe ne se dalin nje tjeter duhet ta zevendesoje ate ato dite.Keto qe thashe jane disa nga ato ceshtje qe lidhen me sitetmin.Por e thashe qe ne fillim duhet te studiohet per voja e te tjereve dhe te pershtatet ne kushtet tona.(por jo ne menyre “krijuese” shqiptare qe tu nxije jeten qytetareve,por per t’ua bere edhe me te lehte).
Admnistrata eshte nje oqean gjerash dhe punesh. Populli e prek perdite. Kryeministri na grish po nuk degjon. Morpo mua,ty,tjetrit i duhet nje certifikatee thjeshte nga gjendja civile, dalin ca gjysemtearsimuara e flasin sikur dine gjithcka e ne fund te percjellin pa asgje. Te pakten ne Fier.Pra dua te them qe te sherbimet baze duhen njerez ,ne kuptimin edrejteperdrejte te fjales”njerez”.por edhe kompetente ne detyren qe iu eshte dhene se per te merituar se dime. Fjala eshte qe nese stonon puna e nepunesit te nivelit te ulet,atehere duhet gjetur pergjegjesia pak me ]lart te shefi apo tek ai qe e ka vendosur nje dru te tille ne kete pune. E kjo veshtire se behet…veshtire se do futemi ndonjehere ne shinat e duhur ne si shtet e shoqeri…Pesimizem,pesimizem pafund…
Interesant kjo puna e ankesave per pune jo korekte te drejtuesve te institucineve ose ne rang drejtoresh!Dikur ne monizem z.Muntaz Dhrami qe z.Rama e njeh mire Dekanin e Arteve Figurative ,mblodhi komisionin per konkurimin e kandidateve dhe ne tavoline u praqiti te gjitha nderhyrjet(miqesore e farefisnore)per te nderhyre ne vleresimin e punimeve per te vazhduar Akademine e Larte te Arteve.Ai iu drejtua anetareve te ketij komisioni me fakte se sa nderhyrrje kishte patur per konkuruesit dhe duke rritur tonet i paralajmeroi se ,nese ndokush guxonte te bente nje gafe te tille per haterlleqe e nderhyrrje ta linte vendin e petagogut ne kete Akademi!Te gjithe u shtangen per kete ballafaqim duke menduar se kur i dekonspiron vete Dekani nderhyrrjet ,vaj hallit ne!Pasi mbaroi konkurimi e kerkush nga komisioni nuk morri mundimin per nderhyrje ,pasi u shpallen listat anetaret kuptuan hilen e Dekanit.Nga 50 letra per nderhyrrje dekani kishte rezervuar vetem 7 prej tyre qe do te nderhynte personalisht ,pasi ishte e pamundur tu bente nder te gjithe te tjereve qe qe nuk i denoncoi para komisionit per te frikesuar anetaret e ketij komisioni per te mos guxuar per nderhyrrje!Edhe z.Rama si edhe Mumtazi kerkon denoncime e neve si denoncues do na paraqese vetem ata drejtues qe do ai ti diskretitoje apo pushoje.Fjala vjen nje Vasilika Vjero pasi beri çorap Qendren Kombetare te Bisnesit si mikeshe e e afert e “krieministrit Rama” ,shkoi te bej çorap edhe dretorine e Tatimeve.C’do ti besh kesaj bishe z.Rama qe nuk ka as me elementaren e komunikimit me adminstraten qe drejton uke mos denjuar as nje miremengjes e diten e mire e jo me te behet fjale per profesionalizem!Apo zotrote e ke fjalen per te diskretituar ata drejtore qe ka vedosur “Toto Likja” e te tute nuk do i ekspozosh!Largo titullaret e pas ketaj ata qe punojne ne administraten publike pasi “peshku eshte i qelbur nga koka “!Mos e beje si Muntazi ,keta njerez ne kohe te ndryshme veprojn ndryshe.Pra nuk e ka fajin njeriu por sistemi z.Kryeminister .Ne kohe te dnryshme ta prisnin bilen e ta hanin qente e sot s’ke çu ben ku minimumi mude ti besh drejtore e maksimumi Presidente vendi si TOTO LIKJA ME KOOMPANI!