Z.Kulla, Mukjen e ke gabim

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

I nderuar z.Kulla! Me gjithë respektin që kam për veprimtarinë tuaj artistike, për perlat e komedive që na keni dhënë, jam i detyruar t’ju kujtoj disa gjëra që edhe mund te mos i dini. Së pari, e keni gabim qe thoni se në Mukje erdhën dy palë qe nuk kishin hedhur asnje pushke, pasi ngatërroheni keqas. Nuk besoj se e keni me keqdashje kur harroni se në gusht 1943 ishin mbi dhjetë batalione partizane, ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm dhe vetëm pas disa ditesh u inaugurua Br.I S me mbi 1500 luftëtarë. Kishin rënë dëshmore me dhjetra apo edhe me shumë partizanë, Qemali, Vojua, Perlati e shumë e shumë te tjere, ndërkohë që nga BK nuk kishte asnjë deshmor, pasi nuk ishte luftuar prej tyre dhe nuk ishte luftuar sepse nisur nga parrulla e tyre “Nuk ka ardhur koha për luftë”, rrinin e prisnin që të tjerët të luftonin për ta. Te dërguarit e PK vinin nga mali, të gjakosur, “me plagë të lidhura”, ndërkohë që përfaqësuesit e BK vinin nga hotelet luksoze te Tiranës, madje propozuan për kryetar të “Komitetit…” një ish-ministër kolaboracionist, siç ishte H. Dosti. Te ndaje pushtetin në mes, në atë kohë, ishte sikur dikush që rropatet e fiton para me gjak e djerse t’i thotë dikujt tjetër, eja t’i ndajmë bashkë, paçka se ti ke fjetur gjumë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *