Z.Lu, po kryekrimineli?

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Z.Lu, që dashke të na hapësh sytë me këtë kriminel, kur kriminelin e madh e ke para syve me një bagazh antishqiptar, që edhe fëmijët që do lindin do kenë të regjistruar në trurin e tyre këtë emër dhe mbiemër rrënqethës për çka ju ka bërë tërë shqiptarëve! Nuk ka njeri të mos ketë ndjerë e flasë në këtë vend peshën e krimeve, vjedhjeve, mashtrimeve, intrigave dhe pabesisë së këtij përbindëshi të historisë postkomuniste që ky popull mezi e shkuli nga trupi i tij! Ju u bëtë fuqia e tij dhe akoma i jeni krah, sepse kur bëhet fjalë për të, s’keni fare memorie, s’dini asgjë për të kaluarën dhe nostalgjia për ta parë aty ku ju shërbeu aq shumë, ju bën të harroni se keni humbur reputacionin në këtë popull që hoqi shumë me bekimin tuaj. Si mundet t’i qëndroni afër? Vallë emri i kësaj partie që vazhdon ta drejtojë ju tërheq, apo veprat?! Ku e ke hallin për këtë “kriminel” në Parlament që ju paska prishur aq punë e do t’i pastrosh rrugën kriminelit të madh e kësaj partie të zezë?! Kjo Shqipëri e vogël po vuan plagë të mëdha këtu e 30 vjet e s’po dua të flas për të kaluarën. Mos na tradhtoni, mos na zhgënjeni, mos u shërbeni tradhtarëve që paguajnë, sepse te ju ky popull naiv kishte shumë besim e shumë miqësi në zemër. Me ndihmën e këtij krimineli ja arritët të humbi besimin e vendin e tij e zuri dyshimi.

 

Share This Article
1 Comment
  • Z.LU,Ju perfaqsoni shtetin me te madh te botes,ndaj veproni pa dorashka nda krimineleve e hajduteve te ketij vendi.Vashingtoni e pruri dhe e mbeshteti 110% qe nga 1991 e deri diten e sotme Sali Berishen qe eshte bere si çiban ne trupin e ketij vendi te shkaterruar,vjedhur e vrare prej tij.Populli po ju vezhgon ne veprimtarin tuaj politike si dhe parardhesit tuaj qe e cilesuan burr shteti kur vrau ne mes te bulevardit 4 vet te fajshem me urdherin e tij dhe doren e Bashes.FBI-ja juaj u terhoq nga e verteta e vrasjes se Trebickes per Gerdecin,ku ishte i implikuar dhe DIVEROLI juaj perveç Saliut familjarisht.Luli i shiti detin Greqise, vodhi 230 ml euro dhe vodhi viotat per Kryebashkiak te Tiranes 4 vjet me pare dhe Arvizu e cilesoi “Yll ne ngjitje”.Kjo eshte politika Amerikane? Dekriminalizimi te filloi me Saliun,Lulin,Boden,Rulin…etj berishist duke u hapur dosjet e vjedhjeve e krimeve dhe duke u sekuestruar pasurit perrallore qe nga viti 1991 e deri sot,per te gjithe politikanet e pushtetaret me vila,mjete lluksoze,leke me thas ne banka sidomos te huaja..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *