Letër e nënshkruar
Zaim Korça
Lazaratit i doli nami, por hashash tani ka në çdo qark, nga Labëria në Veri. Kaq shumë hashash, nuk mund të mbillet nëse nuk ka dorë politika. Mafia ka lëshuar rrënjë dhe unë jam pesimist se politika shqiptare mund të shpëtojë qytetarin nga krimi.
Shqipëria shpëton nga mafia vetëm nëse futet në juridiksionin e FBI-së e të vijnë ata t’i shkulin dhëmbët qeveritarëve, deputetëe e gjykatësve kur shkelin ligjet dhe drejtësinë.
Politikanët qeveri e opozitë bashkë ngrenë vila me paratë e drogës dhe kurvërisë. Sa shpejt harrojnë këta të mallkuar që populli i ngriti aty ku janë. Si shtetas si qytetar kam te drejte ti them, veçanërisht ministrit të Brendshëm që është përgjegjës për situatën e drogës dhe krimit: Z.Tahiri unë nuk kam besim tek ty dhe tek njerezit e dyshimtë që ke vendosur në këto zona ku po lulëzon hashashi.
Nuk dua të mendoj atë më të keqen: Që mafia te beri fushatën duke ju mbeshtetur dhe ju e shperblyet tanimë. SHKB hesht se është nën thembrën tuaj por ta dish, policët dhe njerëzit e thjeshtë po flasin. Me respekte nga Zaim Korca.
