Z.Rama, falni edhe fukarenjtë…

redaktor

I nderuar zoti Thano: Po ju lutem si shumë qytetarë të këtij vendi t’ja bëni me dije kryeministrit të Shqipërisë z.Rama se sot janë me qindra familje shqiptare që jetojnë në skamje të vërtetë. Madje këtë mjerim mund ta quaja të ngjashëm me shekullin 19. Përpos mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve për të sëmurët, shumë familje fatkeqe sot po jetojnë në errësirë të plotë. Pasi OSHEE ju ka ndërprerë energjinë elektrike. Ne s’kemi as një mundësi financiare të shlyejmë jo kamatëvonesat, por as faturat e kripura që na ngarkojnë filialet. Bankat nuk na japin hua pasi kanë kritere antinjerëzore. Së paku na jepni ju si qeveri e Rilindjes energji elektrike hua, sa për ndriçim.

Fundja edhe ne kemi të drejtë të mbijetojmë dhe të rrisim fëmijtë tanë, që fatkeqësisht lindën në këtë vend ta pashpresë e perspektivë! Falët Fullanin. Falni edhe fukarenjtë ju lutem!

 

Letë e nënshkruar

Preng Pjetri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *