Z.Rama, kujdes me zgjedhjen e kandidatëve!

redaktor

Qëlloni në shenjë! I respektuar Kryeministër, jemi në momentin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar të Bashkisë. Duke na mirëkuptuar, duam të shprehim disa sugjerime rreth përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarë të bashkive. Po shohim shumë individë që po lëvizin letrat dhe po porosisin individë që t’u bëjnë propagandë se ata janë më të mirët. Duke qenë në qendër të votuesve dhe me mendimin e votuesve, po japim këto konsiderata: 1- Vendosni (caktoni) kandidatë për kryetar të bashkive jo ata që kanë qejf të bëhen kryetar bashkie, që siç ka treguar koha e kanë bërë territorin si Afganistani nga ndërtimet pa kriter, por me leje të kundraligjshme vetëm e vetëm të fusnin disa miliona në xhep, por të caktohen ata me dinjitet, karakter, pa vese, punëtorë profesioniste dhe që u dhimbset territori ku do të zhvillojnë për 4 vjet. 2- Vendosni për kryetar ata që nuk duan të bëhen kryetar të bashkive, por që plotësojnë parametrat njerëzore e profesioniste. Njeriut tonë do t’i sugjerojmë ne, por ai ka largpamësi dhe është në mbështetjen tuaj dhe me fitore të komunave në gjithë vendin nga Rilindja. Suksese o popull dhe mos u gënje për herë të dytë, vështirësitë që po kalojmë na i la peshqesh Berisha për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme. Me masat e marra nga qeveria, frytet do t’i vjelim shumë shpejt.

 

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *