Pak histori për ata që e dinë, ata që nuk e dinë dhe ata që duhet ta mësojnë.
Liqeni Artificial i Tiranës u ndërtua në vitin 1958 me iniciativën dhe punën vullnetare të qytetarëve të Tiranës. I ndjeri ing. Farudin Nuri projerktoi dhe zbatoi ndërtimin e digës, e cila është rreth 500 metra e gjatë dhe rreth 15 metra e lartë, me kapacitet rreth 1.7 milionë metër kub ujë, e që më pas u quajt Liqeni Artificial i Tiranës.
Natyrshëm në vitet e mëvonshme, me mbjelljet e planifikuara të drurëve dhe luleve përreth, Parku i Liqenit Artificial shkoi në veri deri tek Universiteti i Tiranës, në lindje kufizohej me Rrugën e Elbasanit, në jug me Pallatin e Brigadave dhe Kopshtin Zoologjik dhe në perëndim me fidanishten, ku me aq përkushtim punoi Ing. Tomson Nishani me punonjësit e tjerë. Parku i madh i Tiranës u bë një zonë shumë e preferuar për qytetarët e Tiranës e që me termat e sotëm, do të thuhej që ështe një vlerë e shtuar për kryeqytetin tonë të dashur. Kjo zonë tashmë është bërë destinacion pelegrinazhi sportiv dhe shpirtëror i mijëra qytetarëve, që gjatë gjithë ditëve të javës, vijnë në të vetmin vend të Tiranës ku mund të gjejne qetësi dhe ajër të pastër, relaks fizik dhe shpirtëror.
Mbas viteve 1992, si e kemi përjetuar të gjithë, pati ndryshime të vrullshme e deri diku të pakontrolluara. Trefishimi i popullatës së Tiranës mund të themi me gojën plot, e shpërfytyroi atë duke e ballafaquar me probleme të mprehta social-ekonomike e kulturore. Këto fenomene i shpjegon në mënyrë profesionale Prof. Artan Fuga në librin e tij «Rënia e Qytetit». Por a shpëtoi Liqeni dhe Parku i Madh nga “shpërthimi urbanistik i pakontrolluar”? Edhe po edhe jo.
Mbas 1992-it, në Sauk, në pjesën jugore të liqenit, me marrjen e titujve të pronësisë, banorët e Saukut shkatërruan zonat e mbjella me vreshta dhe pemë frutore dhe “mbollën” shtëpira të vendosura në mënyrë kaotike gjithandej. Por katastrofa në atë zonë ndodhi kur më 2004 qeveria Nano u dha të drejtën komunave të japin lejet e ndërtimit. Për 4 vjet mbinë si kërpudhat mbi 100 pallate shumëkatëshe, e çuditërisht në kodra dhe mbi kodra?!…. dhe gjithçka pa asnjë studim urbanistiko-gjeologjik.
Gjithsesi, Parku dhe liqeni deri më 2006 nuk u godit nga kjo masakër. Kjo falë përkujdesjes së ish kryeministrit Meksi, që më dt. 22/12/1993 nxorri vendimin nr.22 të KRRTSH “Për Planin Rregullues të Parkut të Madh të Tiranës” dhe më pas VKM nr. 638, datë 16/09/1996 “Për Shpallje Objekti të Rëndësisë së Veçantë të Parkut të Tiranës”. Këto dy vendime e mbrojtën Parkun e Madh dhe penguan shkatërrimin e pjesës së poshtme të fidanishtes që ndodhej nën digën e liqenit e deri te pishinat.
Por “kupola” nuk ndalej: Më 2006 Kryeministri Berisha e shfuqizoi vendimin e mësipërm të Meksit dhe zonën poshtë digës e ktheu në truall ndërtimi. Oreksi dhe babëzia ishte aq e madhe sa ata iu vërsulën zonës, duke synuar më pas në tharjen e liqenit dhe zgjerimin drejt fidanishtes, pishinave dhe më tej, duke gëlltitur edhe vetë klubin e ri sportiv “Dinamo”….. dhe sigurisht projekti ishte mbresëlënës: Pallatet 35 katëshe në këtë zonë do të quheshin… “New Modern Tirana”?!
E mbi të gjitha fitimi do ishte gjigand, flitej tek 600 milionë eurot. Por kundërshtimi i shoqërisë civile bëri të hidhej poshtë ky projekt. Gjithsesi, “kupola” nuk hiqte dorë kaq kollaj nga milionat. Dhe hartuan një strategji të re, ndërtimin jo më me plan zhvillues urbanistik, por me ndërtime aty këtu e një nga një. Dhe kështu në 2008, bënë projektin për një pallat 9 katësh në cep të digës tek fundi i rrugës “Sami Frashëri” dhe pikërisht te kthesa e digës së liqenit. Bashkia e aprovoi si projekt ide, por meqë prekej diga, e çuan për oponencë në Inspektoriatin e Digave pranë Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM).
Ky institucion (KKDM) është ngritur edhe në Shqipëri për koordinimin e problemeve tekniko-shkencore që lidhen me digat e mëdha dhe është anëtar i ICOLD (Komisioni Ndërkombëtar i Digave të Mëdha), i themeluar qysh në vitin 1928 nga inxhinierë të konstruksioneve të digave, inxhinierë gjeologë, shkencëtarë e profesorë universitetesh si edhe personalitete të larta shtetërore. ICOLD, me qendër në Paris, sot ka rreth 90 shtete anëtare, me KKDM-të (Komitetet Kombëtare për Digat e Mëdha) përkatëse për çdo shtet anëtar. Shqipëria u bë anëtare në vitin 1964 dhe paguan kuotën financiare përkatëse si çdo anëtar i saj. Standardet dhe vendimmarrja lidhur me digat e mëdha janë detyruese për të gjithë anëtarët që aderojnë në këtë institucion dhe rrjedhimisht, për çdo shtet anëtar, KKDM është fuqiplotë në vendimet që merr për digat e mëdha.
Shqipëria ka rreth 650 diga të mëdha (liqene dhe rezervuare) dhe këto janë projektuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur nga specialistë vendas. Në këtë fushë ne kemi specialistë dhe shkencëtarë të niveleve ndërkombëtare, të cilët qysh nga 1964 kanë marrë pjesë rregullisht në çdo takim apo seminar që ICOLD organizon në mbarë botën; dhe punimet e referatet e shkencëtarëve tanë mbi problemet e digave të mëdha për vendin tonë, janë vlerësuar maksimalisht nga ICOLD.
Duke qenë inxhinier, jam interesuar dhe kam biseduar me specialistë të kësaj fushe, me inxhinierë hidroteknikë të cilët në mënyrë eksplicite, më kanë deklaruar se: Nën digë është kategorikisht e ndaluar të bëhen ndërtime të çfarëdo lloji qofshin ato. Mjafton të kujtojmë ç’ndodhi në Tiranë në 2004 me hapjen e derës shkarkuese tek diga e Liqenit … Kjo është arsyeja që në “Ligjin Ndërkombëtar Humanitar” thuhet se digat konsiderohen “instalime që përmbajnë forca të rrezikshme” dhe kjo është sanksionuar edhe në Aktin e Gjenevës qysh në vitin 1898.
Le të kthehemi te kërkesa e Bashkisë së Tiranës që mban dt 07/05/2008 me emërtimin «VENDIM nr.82, datë 24/04/2008 (me Nr.Prot.279) pika 2»: «Në fazën e lejes së sheshit të ndërtimit të paraqitet një oponencë nga Inspektoriati i Digave».
Më dt. 12/12/2008 në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM), me vendim unanim u refuzua ndërtimi i pallatit tek cepi i digës, vendim ky që ishte konform vendimeve dhe udhëzimeve të ICOLD.
U duk sikur çështja do të mbyllej këtu. Por “kupola” nuk do ndalej. Për të arritur qëllimet e mbrapshta,pasi dy vjetësh ndërmori një akt të paprecedentë, largimin pa asnjë motivacion të shkencëtarëve dhe specialistëve të KKDM. Kështu u shkarkuan nga detyra z.Farudin Hoxha, Kristo Goga, Niko Dhima etj, që janë personalitetet më të spikatura, më të suksesshme dhe më me eksperiencë në historinë 50-60 vjeçare të vendit tonë në këtë fushë.
Natyrshëm, me anëtarët e rinj “militantë” të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha, KUPOLA realizoi krimin më të rëndë ligjor në fushën e hidroteknikës dhe të ambientit, duke aprovuar kërkesën e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e dy zonave, tanimë jo në cep të digës me kuotë të lartë, por direkt poshtë saj, në kuotën më të ulët?!… pikërisht nën digën e Liqenit (ish fidanishtja). Dhe mund të imagjinohet se ç’mund të ndodhë me ndërtimet e “Pallateve 3+17 katëshe” në atë zonë (për ironi të fatit, këtë kryetar bashkie që kemi, e kam dëgjuar dy muaj para zgjedhjeve tek shkolla “V.Shanto” të deklarojë se kjo do të jetë zonë rekreative, dhe, në planin rregullues te Tiranës është e tillë edhe sot e kësaj dite (shihe në google). Kërkesës tonë si shoqëri civile, për ta kthyer Parkun e madh dhe liqenin në zonë të mbrojtur të kategorisë 4, ai i është përgjigjur: Po, do ta bëjmë!? Jo se nuk e dinim që do të ishte një mashtrim i rradhës, por ja që shpresa vdiska e fundit. Tashmë kupola dinte të zgjidhte “speciet” që i duheshin për të realizuar “babëzinë” që nuk paskërka asnjë kufi. Dhe me këtë betonizim “modern” do kemi katrahurë të vërtetë, pasi vetëm Komuna e Parisit ka një densitet nga 15.000-18.000 banorë për km2 dhe duke llogaritur edhe makinat e Unazës së Madhe që kthehen aty ngjitur, me këto pallate (3+17) shumëkatëshe “asfiksimi” do të jetë mëse i plotë.
E tani pyes: Kush po e shkatërron përfundimisht zonën më të bukur të Tiranës? A e dinë ata se Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve dhe jo plaçkë lufte e “kupolës” që vepron me moton se qëllimi justifikon mjetin? Ç’do të ndodhte nëse dikush do ndërtonte ndonjë pallat shumëkatësh në Hyde Park (Londër) apo në Central Park (Nju Jork)? Dhe nëse nuk u ka shkuar ndonjëherë në mendje kjo pyetje, po ua kujtojmë ne:
Kjo që po bëni është kriminale, në dëm të të gjithë shqiptarëve, asnjëherë nuk do t’ju falet, do keni mallkimin në breza.
Dhe që të rikthehet shpresa tashmë e venitur, duhet që këto pallate të mos lejohen të ndërtohen (tani që unë po shkruaj këto rreshta, aty po hapen themelet). Dhe nëse ato leje ndërtimi anulohen, ndoshta profesor Artan Fuga duhet të mendojë të shkruajë “Ngritja e Qytetit”.
Mbetem me shpresë se Ju z. Edi Rama nuk do lejoni ndërtimin e këtyre pallateve monstruoze nën digën e Liqenit Artificial të Tiranës. Përndryshe, kjo do të ishte leja për shkatërrimin përfundimtar të Tiranës, kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve.

Meqe ju paska shqetesuar Liqeni, sepse eshte nen administrimin e Bashkise dhe ku eshte Basha kryetar, pse nuk i thoni nje cike ketij Kryeministrit Tuaj per ate masakren qe po ben firma Kurum ne Shkumbin qe po shkaterron jo vetem nje lum por edhe nje det.
Thojini Rames edhe per ate Kullen qe ka ngritur ne mes te Korces sikur te ishte nje k….. i ngritur aty qe ai e cuan atraksion turistik.
Thuajini edhe per mijera familje qe nuk kane me ca te hane buke ne keto festa.
Kaq per sot, e krishtlindje te Gezueshme
jam plotesisht dakort me artikullshkruesin,po natyrshem me vjen ne mendje pyetja ku jane ambientalistat ? z.guri e kompani qe ulerisnin bulevardeve per armet kimike,per ndertimet ke liqeni,per rugen e elbasanit etj….apo nuk dalin po nuk pane zarfin me sy.
Shoku Ilir , nqs je ai kr i kurVendit je ne konflikt te paster interesi
sepse ministri i mjedisit eshte LEFTER KOQA , ai ish TRAFIKANTI I QENIEVE NJEREZORE , qe vetem ne ate shtetin e kokepalareve mund te behej minister
i LSI , asaj shpk tuaj …prandaj kujdes kur flet per zarfe ….
nqs je ndonje skllav me emrin Ilir , ateher eshte fatkeqesi e dyfishte .
Liqeni eshte edhe i juaji , shkrimi thote qe TR eshte e shqiptareve ,prandaj nuk ka nevoje te presesh Gurin , filloe nga vetja ndryshimin !
Artikull teper i sakte , perse nuk i drejtohet nje pyetje dhe ministrise se Mjedisit ?????
[ bej shaka , mos ju drejtoni pyetje , ata jane aty vetem per …bllokun ne dore]
VERTET AKOMA BESONI TE RAMA ? Vazhdoni shkruani e mbushni gazetat .
Nuk besoj qe si cun Tirone, Rama do lejoje ndertimet te liqeni. Nqs e ben rrezikon qe bathorsit ti pshurrin te varri.
Zoti kryeminister, Saliu po korrupton nje pjese te Rilindjes, dje keta qe ne emer te Rilindjes, na premtuan ligjin, po dje i rriten rrogat dhe shperblime vehtes.
Hapi portat e diges se liqenit, dhe do te shohesh, qe shumica do te jete dakort, se uji qe do rrjedhe, do te fshije korrupsionin para diges.
Uji i liqenit, nuk ka nevoje per ligje dhe gjykata, qe te shembin korrupsionin, uji i fshin njehere e pergjithmone.
Mbasi uji i liqenit, ti fshije te korruptuarit, qe po ndertojne qetesisht, afer diges, te bejme nje gjyq dhe te denojme ujin e liqenit, duke e mbyllur brenda hapsires, qe vete njerezit e punes e lejuan.
Zoti kryeminister, merr topuzin dhe bjeri kujtdo, qe ne emrin tend, kerkon te shpalle te paligjshmen, te ligjshme.
Bjeri se edhe nje roje qe paguhet nga shteti, te beje korrupsion, ne do te drejtohemi ty si fajtor, se vete deshe te behesh kryeminister, asnje ste detyroi.
Prandaj bjeru qenave, asnje meshire, le te quajne enver apo hitler, ne populli do te quajme adap per kete pune.
VR !!! @@ Horr Merkel ? Nê një mendje me komentin tuaj pos atij mendimi që ju bën akoma të kini besim te rama? Si jua ha mendja,-nuk e di rama çfarë po bëhet poshtë digës!? E di që çke me të dhe, ska nevojë të flasë,flet heshtja e tij? Dhe heshtja në këtë rast është kriminale? Nuk di sesi por të gjithë ne qytetarët e Tiranës duhet të ngrihemi për ta ndaluar këtë masakër barbare!? Shoqëria civile të ndezë shkëndijën e revoltës. Unê do të jem aty menjëherë! Autori i shkrimit Gazmendi e ka shkruar me shumë vërtetësi dhe patriotizëm shkrimin? Ne duhet t’i bashkohemi pa mëdyshje këtij zëri ? Përndryshe të mos themi më se Tirana banohet nga qytetarë por nga “qyqarë” dhe nga shpirtra të vdekur! Ecni qytetarë të ngrihemi? Po na zënë frymën, po na zënë diellin, po na pushtojnë qytetin? Nderime Horr! PS/mundohu ta dredhësh prapë në janar? Tung!
I dashur Pellumb, nuk caktoj me date, se ketu ku jam edhe minuti luan, shume shpejt.
Komenti lart, ishte nje thirrje Edi Rames, qe gjithashtu eshte shume me i informuar, ta ndaloje kete masaker.
Prandaj po ta shikosh, jam treguar pak me i ashper me Edi Ramen, kur i shkruaj, se nuk e detyroi njeri me zorr, te marre kryet e vendit.
Gjithashtu te pershendes.
Do me beshe qefi shum sikur te thashe ai liqen i teri dhe mbi te te beheshin pallate dhe ashtu ai pyll qe ka mbeur te pritshe e te beshin pallate dhe mbi te . Keshtu do me pelqente se do zhdukshe dhe nje pjes e ber nga regjimi i diktatorit komunist hoxhes.
Edi Rama, ku t’a ka kapur koken me dere Bashkim Ulaj!
Te pershendes nga zemra Gazmend. Trishtohem pa mase sa here kaloj aty dhe shikoj si ne mes te dites shkaterrohet ajo pjese e liqenit. Do ju lutesha to mos e linit me kaq. Te lobojme dhe ne. Te ngreme nje peticion e te vazhdojme me tej. Keni mbeshtetjen time te plote. Besoj qe jemi me shume e se bashku mund ta mundim kupolen.
Ju falenderoj
PERSHENDETJE PER SHKRIMIN.
AUTORI TE MOS SHPRESOJE FARE TEK RAMA. PERDERISA I ESHTE DHENE E DREJTA LULUSHIT PER TE NDERTUAR NE ZONEN NE FJALE, ESHTE E SIGURT QE DIKU ATY AFER E NJEJTA SIPERFAQE NDERTIMI DO BEHET DHE NGA KLANI I RAMES
KESHTU KA FUNKSIONUAR EDHE KUR ISHTE RAMA KR BASHKIE I TIRANES . BLLOKOHESHIN NDERTIMET PER ZONAT SHUME FITIMPRURESE DHE KUR BININ DAKORD DY KAMPET E LEGENAVE NXIRRNIN LEJE NDERTIMI KU DHE SIPERFAQET E NDERTIMIT NE TOTAL ISHIN POTHUAJ TE BARABARTA.
JUVE I BENI THIRRJE SHOQERISE CIVILE?
PO CILES SHOQERIE MOR ZOTNI. ATA QE PAGUHEN ME FONDE SHTETI(TAKSAT TONA) . ATA ME TEPER VLEJNE PER EMISIONE HUMORISTIKE. SAZANI I GURAJVE MENDOJ QE DO TA MERITONTE NJE VEND KE AL PAZARI I GON LLAKAJT.
E DHIMBSHME POR LIQENI DO THAHET GJITHSESI. KUCEDRAT E KATOVICES NUK DO LENE ASNJE SHENJE TE TIJ
Liqenin po e mer lumi…luni mori malin… mali polli detin…vaj vatanin mjer miletin…ramizi polli Berishen… Berisha qiti nga hundet Bashen….Rama si ortodoks varur maj minares… Shoqeria Civile ben plazh buze Lanes e pi ujin e saj…. analisten han mu….sa ngopen… mileti ngrohet ne djell se energjia u rrit… vaj medet per kete milet…lesh e li, lesh i zi … mjera ti Shqiperi…lesh arapi…
Ashtu si ka nisur me kohè dal e mengadalè vehtvetiu liqeni do thahet sepse kuçedra me dy koka do e pijè ujin.Kuçedra e ka bythèn e madhe gojèn tè padukeshme,interesi i kundèrshtarève i perbashkèt.Kush do ta zhduk ketè kuçedèr?Kjo èshtè shumè e vèshtire.Tani ku èshtè Zirkoni, Sazani,Po ky Altini i sali bashès?Ja pra shihni ç’farè ndodh me politikèn e qelbet pèr urbanizimin.Kemi prishur dhe po prishim gjithmonè gjèrat e mira tè trashegimisè.Turp i madh por tè gjithè e kanè ngrènè me bukè.
Per te gjithe “bythpambuket”, valle akoma nuk e dini se krye k… ri i Bashkise eshte bashici !!!
Pse ia kerkoni ju demokratet e zelleshem te gjitha Rames .Aty e keni bandillin tuaj ! Aty e keni !apo…..???
Te dalim pra, cfare presim? E leme edhe daten, e kam seriozisht. Boll ndejtem si dele, ÇOHUNI
alma — 26 Dhjetor, 2014 në 9:45 am
Shikoni shkaterrimin qe po ndodh ne kete link. Ne date 25 dhjetor kur te gjithe festonin, keta masakronin pishat. Rrofte RILINDJA! Poshte populli!
https://www.youtube.com/watch?v=3MdeOlhBcl4&feature=youtu.be
shikoni si ishte ne date 23 dhjetor
Përgjigjjuni
Artikullshkrusi ka marre vesh qe do I hapet dosje familiarisht dhe ka filluar lepirjet.spiuni vdes spiun ne te gjithe koherat.apo Jo gazbujari
Quiz per te gjithe memorje shkurterit qe komentojne ketu: Kush ishte kryetar bashkie ne 2008?