Koment te gazetadita.al
Shqiptarët besojnë te ju, zoti Rama. Keni gjithë mbështetjen tonë. Ka dy dekada që vendi është i pushtuar nga “të fortët”, trafikantët dhe të pushtetshmit. Ata kanë marrë gjithçka kanë mundur, duke i lënë shqiptarët pa mëmëdhe. Kanë zaptuar troje, parqe, lulishte, plazhe, rrugë pa ju trembur ligjit e pa dashur të dinë se e kujt është kjo pronë. Dhe nga pirgu i lekëve të pista ku kanë hipur, u duket vetja të plotfuqishëm. Misioni i vështirë për ta mposhtur “bajlozin e zi” ju takon juve. Zoti t’ju japë forcën dhe kurajon e nevojshme. Ndërsa shqiptarëve t’u japë mençurinë të bashkohen me vizionin dhe me betejën tuaj.
Sa për politikanët e të gjitha krahëve, nuk ja vlen të humbet kohë. Pak prej tyre kanë ndonjë grimë idealizme, shumica janë zgjedhur për të tjera pune. Nga Vladimiri
