Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Një zë në shkretëtirë…
Andrea Stefani nuk tërhiqet nga budallallëku për të shpëlarë me sh… pulaxhinjtë e Ballit, me gjithë “pështymat” e shqiptarëve ndaj broçkullave të tij, për të falsifikuar të vërtetën, midis historisë së ndritshme dhe më të lavdishme të LANÇ që i bën me nder dhe krenar në shkallë kontinentale shqiptarët (9 Maji) ndaj historisë më të turpshme të qymezxhinjve. Mjafton vetëm një pyetje për këtë Alim… të dytë: si do ia vësh emrin opinioneve (reagimeve) të shqiptarëve për palo “analistikën” tënde, të cilët me të drejtë po të “qenefosin”? S’të bën përshtypje “raporti” apo “barometri” pro teje zero dhe kundër teje të gjithë? Epopeja e LANÇ është “salduar” në ndërgjegjen kombëtare, ata djem e vajza nuk u vranë në emër të komunizmit të nesërm, po për çlirimin e vendit nga hardhitë pushtuese. Nëse ballistët do të luftonin me “formacionet” e tyre luftarake (?), nuk kishin arsye të zvarriteshin sponteve të makinave të gjermanëve, e ata ikën se e kishin b… e dhj… Me këtë budallallëk ja kalove dhe gomarit të Buridanit, ai nuk zgjodhi dot midis kusisë me elb dhe asaj me misër (dy gjellë të mira), kurse ti nxitove, zgjodhe gjellën e prishur. Thënia prej gjermanëve për spiunët të cilët në çdo vend i blinte me florinj, këtu jo vetëm që s’paguan asnjë cent, por ju luteshin këtyre që t’ju shërbenin (të bënin spiunin). E këtë “peshqesh” që na bën me turp të gjithëve e kemi prej këtyre që ti merr në mbrojtje. Zëri yt i ngjan zërit në shkretëtirë, ti nuk ndryshon asgjë me broçkullat e tua, vetëm se po na “ftoh” me gazetën tonë “Dita”. Z. Thano të jetë më i kursyer në “liritë” e të shkarraviturit të Stefanit, mbasi shkrime të tilla janë të denja, fjala vjen, për gazetën 55, aksesor tualeti. Përshëndetje Dita! Ilia Berberi, Pogradec.
